Ulqini në Panairin e Turizmit në “World Travel Market London 2011”

November 7, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Delegacioni i Malit të Zi, i përbërë nga përfaqësuesi Predrag Sekuliq ministër i zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit dhe nga përfaqësues të komunitetit të biznesit, do marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “World Travel Market London 2011”, që mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve Malazezë në këtë panair është me rëndësi, sepse po mundësohet prezantimi i vlerave turistike të Malit të Zi.

Që nga dita e parë e hapjes së panairit, stenda e Malit të Zi ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe vizitorët për industrinë turistike të Malit të Zi, për shkak të prezantimit atraktiv të resurseve turistike të Malit të Zi.

Me ndihmën e ministrisë të zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit, në këtë panair, po merr pjesë edhe komuniteti i biznesit nga Mali iZi, të cilët po paraqesin ofertat e tyre turistike, si dhe po shkëmbejnë informata dhe përvoja me afaristë të ndryshëm.

Në stendat e Malit të Zi do jenë përfaqsuesit të hoteleve “The Queen of Montenegro”, „Beppler & Jacobson“, HG „Budvanska Rivijera“, Hotels Group „Montenegro Stars“,agjensia “Adriatic Express”, si dhe Organizata turistike e Budves  dhe Ulqinit.Delegacionin e Ulqinit do ta përfaqësoje drejtori i organizatës turistike të Ulqinit z.Ali Rexha

Panairi do të zgjatë deri me 10 nëntor 2011.
YouTube Preview Image

5