Dështon sërish tenderi për Rivierën e Ulqinit

November 8, 2011   | Lajmet / Vijesti

Mungesë interesimi e investitorëve
Tenderi për për Rivierën e Ulqinit ka dështuar sërish pasi që në të nuk ka pasur të interesuar deri të premten më 4 nëntor 2011, kur ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave, kanë njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi, duke mos e komentuar këtë.
Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Malit të Zi  e ka shtyrë afatin tenderit për shitjen e 63,52 për qind të aksioneve të Ndërmarrjes hoteliere e turistike (NHT) “Riviera e Ulqinit” deri më 4 nëntor.
Pos shitjes së aksioneve, është ofruar edhe dhënia me qira prej 90 vjetësh  të kompleksit të tokave në të cilën gjinden hotelet dhe objektet e tjera të kësja ndërmarrje ulqinake.  Aty është përfshirë edhe lokacioni, e cila me dokumentacioni urbanistik parashihet ndërtimi i kapaciteteve turistike dhe i atyre me përmbajtje të përzier. Saktësisht ky lokacion gjendet në kompleksin Plazhi i Madh, pesë kilometra nga qendra e qytetit.

Në kërkesat për marrjen e dokumentacionit tenderues, me çmim prje 10- mijë eurosh, nuk pati deri më 4 nëntor,ku këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Malit të Zi konstatoi mungesë interesimi të investitorëve.
Pronarë të aksioneve që janë në shitje të NHT “Riviera e Ulqinit” janë shteti i Malit të Zi-10,14 për qind, Fondi investues dhe zhvillimorë-7,64 për qind, Fondi por sigurimin personal dhe invalidor – 25,29 për qind, Enti i për punësim- 8,43 për qind dhe Fondi për kompensim-0 12 për qind.

YouTube Preview Image
4