Sot mbaron panairi i turizmit në “World Travel Market London 2011”

November 10, 2011   | Turizmi / Turizam

Qendra ‘Exel’ në Londër do mbyllë dyert e  panairit të përvitshëm të  turizmit “World Travel Market 2011”, i dyti më i madhi i këtij lloji në botë pas atij të Berlinit, ku morri pjesë Mali I Zi dhe shumë shtete të regjionit.

Në katër ditët e panairit brenda 90 mijë metrave katrorë të qendrës 45 mijë pjesëmarrës nga më shume se 180 vende nga e gjithë bota shpalosin të gjitha ofertat e tyre turistike, në një kohë kur kriza ekonomike globale e ka prekur edhe këtë industri që vlen miliona dollarë.

Është viti i tetë që edhe Mali i Zi është pjesë e këtij panairi, duke u përfaqësuar operatorë privatë, hotele dhe disa qytete në stendën e krijuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi.

Në stendat e Malit të Zi me me pjesëmarrjen e  përfaqsuesëve të hoteleve “The Queen of Montenegro”, „Beppler & Jacobson“, HG „Budvanska Rivijera“, Hotels Group „Montenegro Stars“,agjensia “Adriatic Express”, si dhe Organizata turistike e Budves  dhe Ulqinit.Ku delegacionin e Ulqinit e përfaqësoje drejtori i organizatës turistike të Ulqinit z.Ali Rexha.

Pas disa artikujve pozitivë në mediat botërore, pjesëmarrja në këtë panair është një tjetër mundësi e artë promovimi për të treguar se qytetet Budva,Ulqini dhe qytetet tjera turistike në Mal të Zi nuk ofrojn vetëm diell, det dhe rërë por akoma edhe më shumë.

Rezultatet e gjithë kësaj pune është qe Mali I Zi konsiderohet nga industritë turistike te vendeve te zhvilluara, si destinacioni kryesor botëror për ujin, por edhe destinacion pushim dimror, për natyrën e mrekullueshme dhe për njerëzit mikpritës.

Pjesmarësit turistik nga Mali i Zi, ndahen duke shënuar një bilanc pozitiv.

YouTube Preview Image