Dinosha së shpejti ambasador i Malit të Zi në Tiranë

November 12, 2011   | Shtypi / Mediji

Qeveria e Malit të Zi ka propozuar për ambasador të ri të Malit të Zi në Shqipëri ministrin aktual të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha, i cili është edhe lider i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) njofton Kosova live.
Me largimin e mundshëm të Dinoshës nga posti i ministrit i të drejtave të njëriut dhe pakicave priten edhe ndryshime në strukturën udhëheqëse të partisë shqiptare, UDSH-së, e cila participon në qeverine e Malit të Zi.

Sipas infomacioneve nga e përditshmja malazeze ‘DAN, deri në fund të vitit pritet që Dinosha të jetë ambasador i Malit të Zi në Tiranë. Ai njëheri do të lërë edhe postin e kryetarit të partise, mandati i të cilit skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të partisë janë Gzim Hajdinaga – kryetar i komunës së Ulqinit dhe Mehmet Zenka – deputet në parlamentin e Malit të Zi.

Poashtu, sipas të të njëjtit burim mësohet se ministrinë e drejteve të njëriut dhe pakicave pritet të jetë Jovan Kojiçiq, zyrtarë i lartë në ministrin malazeze.