Aurela Gaçe bëhet nënë

November 13, 2011   | Lajmet / Vijesti

Aurela Gaçe solli sot në jetë vajzën e saj, që ka vendosur ta quajë Grace. Lajmi bëhet i ditur për “Shekulli”-n nga të afërm të këngëtares.

Grace ka ardhur në jetë në mesditë, ndërkohë që këngëtarja vlonjate u shtrua në spital që mbrëmjen e kaluar. Mësohet se ajo ka zgjedhur një spital privat në kryeqytet për të sjellë në jetë të bijën. Lindja mësohet të ketë qenë natyrale dhe nënë e bijë janë shëndoshë e mirë.

YouTube Preview Image