RTV Ulqini, deri tani projekt vetem ne leter

November 13, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ndërmarrja publike RTV Ulqini është duke përjetuar ditët e saja më të errta në punën e deritanishme. Probleme financiare, punonjësit nuk kanë marrë pagat e tyre për 13 muaj, teknika e transmetimit është e vjetëruar dhe pjesërisht e papërdorshme dhe një projekt për një studio televizive i filluar me 2009 por që akoma është larg realizimit.

– Të thuash se gjendja është katastrofale është pak. Më shumë se një vit nuk kemi drejtor. Të punësuarit nuk kanë se ku të punojnë, gjithçka është në procesin e shkatërrimit. Ne nuk kemi programin tonë, studion televizive nuk e kemi  e as që dihet nëse ajo do të përfundojë ndonjëherë. Pagat janë vonuar më shumë se një vit. Askush nuk mban mend se a kemi qenë ndonjëherë në një situatë të tillë – thotë një punëtorë i revoltuar, shkruan Dan.

Autoritetet e reja të qeversijes lokale thonë se ata janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTV lokal. Sipas kryetarit Nazif Cungu, që nga viti 2003 nuk është bërë asgjë në drejtim të transformimit të këtij mediumi dhe tani është në një situatë shumë të keqe si edhe shumë ndërrmarrje në Ulqin. Cungu tha se pushtetit lokal është duke përgatitur një vendim të ri për transformimin e RTV Ulqinit, i cili do të jetë në rendin e ditës në  seancën e ardhshme të Parlamentit.
– Do të caktojmë një këshill të ri kurse në dhjetë ditët e ardhshme do të emërohet drejtori. Në bashkëpunim me Agjencinë e Transmetimit (ARD), do të përpiqet për të ndryshuar situatën aktuale në të mirë, më shumë për shkak të të punësuarve. Me njerëz nga ARD jemi pajtuar me dinamikën e punëve dhe unë jam i sigurt që ne së shpejti do të fillojmë ti zbatojmë – tha Cungu.

Kur është fjala për fillimin e studio televizive, kryetari është i rezervuar.
– Prioriteti ynë është për të përmirësuar situatën aktuale në radio, në të cilën teknika është  vjetër për  më shumë se dy dekada, dhe për të krijuar kushte optimale të punës. Studioja televizive ekziston, por ajo duhet të jetë e pajisur dhe të mirëmbahen. Ne kemi nevojë për një plan dhe të punojnë në të, por sigurisht që nuk do të jetë aspak lehtë dhe shpejtë – përfundoi Cungu. /Ulqini Online/

1