Libër atdhedashurie shkruar me pasion

November 14, 2011   | Kulturë / Kultura

Hajrullah Koliqi

Me Gjekë Gjonajn u takuam në Ulqin në një konferencë shkencore përkitazi me Krajën, që u mbajt më 7-8 tetor 2011. Ma dhuroi librin e tij të fundit “Shqipet e maleve”, ku autori trajton aspekte të ndryshme nga “jeta e shqiptarëve në zonat malore në Malin e Zi”. Titulli i librit më nxiti kërshërinë dhe librin e lexova me kujdes dhe kënaqësi të veçantë.

Qe ne fillim bie ne sy fakti se ne kete liber z. Gjeke Gjonaj “shqipet e maleve” ne Malin e Zi “i bashkoi” natyrshem dhe shpirterisht, edhe pse ata jane te shkaperderdhur neper disa komuna malazeze, gjate brezit kufitar me Shqiperine. Pas parathenies (shqip dhe anglisht), te shkruar me perkushtim nga gjuhetari dhe intelektuali i shquar prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, dhe Hyrjes, natyrisht te shkruar nga autori, pason permbajtja e librit, e ndare ne shtate krere: Malesia e Mbishkodres; Figura historike trieshnjane; Kraja; Plave – Guci(a); Malesia e Rozhajes; Ana e Malit; Ulqini. Krejt ne fund: Perfundime. Ne kete veper z. Gjeke Gjonaj paraqet aspekte te ndryshme te popullsise shqiptare te ketyre viseve. Aty gjejme te dhena te shumta gjeografike dhe demografike, te dhena per bukurite natyrore te ketyre aneve, per historine nga lashtesia deri ne kohen tone, per personalitete, klerike, burra dhe trima te lirise, per perpjekje e lufte per liri dhe mbijetese, per fise dhe zakone shqiptare, per besen, burrerine, mikpritjen dhe virtyte te tjera njerezore, per festa dhe kremtime popullore e fetare, per pajtimin e gjaqeve, per monumente kulturore dhe natyrore, per infrastrukturen, veprimtarine ekonomike – prodhuese etj., por njekohesisht edhe per probleme (shqetesime) te kohes sone, sic jane: shperngulja dhe emigrimi, dukuria e shkombetarizimit, arsimi dhe kultura e varfer, mungesa e ujit, standardi i ulet jetesor dhe shume te tjera si keto, te cilat i preokupojne shqiptaret ne Malin e Zi, numri i te cileve po zvogelohet me shpejtesi dhe ne menyre te tmershme. Ne pamundesi per tu thelluar ne te gjitha keto ceshtje, une do te theksoj vete disa nga ceshtjet aktuale dhe me shqetesuese, me te cilat merret autori, sic jane: “mungesa e ujit te pijshem, pastaj jeta e paorganizuar rinore dhe papunesia,” ne Hot (fq.56). Autori me te drejte konstaton: “Jeta kulturore ne mjediset tona eshte gjithnje e me e zbehte… Situate te ngjashme shenuam edhe ne Ostros, qender te Krajes” (fq. 160). Autori me shqetesim shkruan per shpernguljen e popullsise, per boshatisjen e trojeve stergjyshore. Duke shkruar per Gurzen (Shestani i Eperm), ai me dhembje konstaton: ”Shtepite (kullat) ku me qindra vjet eshte ruajtur nderi, besa dhe burreria jane bere germadhe. Ato tani i ka kapluar heshtja. Cdo murishte e ketij fshati pothuajse fsheh ne vete nje plage te madhe, nje dhembje qe nuk mund te shprehin dhembjen e mergimit” (fq.165). Gjithashtu, lemerites eshte edhe fakti “kur shqiptaret perbuzin gjuhen shqipe”. Fjala eshte per banoret e Bratices, “edhe pse te kombesise shqiptare, me deshiren e tyre (natyrisht, te tjetersuar deri ne ate shkalle! H.K.) injoruan gjuhen e shtepise, gjuhen e te pareve te tyre dhe pranuan te shkollohen ne gjuhen sllave” (fq. 265). Autori citon dr. sc. Sime Dobrecin, i cili konstaton se “shkollimi ne gjuhen jo amtare ka ndikuar ne asimilimin e popullates, ne rastin konkret te shestanasve” (fq. 267). Tere librin e pershkon ideja per njohje, respekt dhe dashuri te ndersjelle te shqiptareve ne Malin e Zi dhe me gjere. Gjeke Gjonaj shkruan me admirim per “festat dhe mortet e perbashketa” ne Kllezen, ku midis pjesetareve te tre besimeve “gjithmone ka mbreteruar toleranca fetare” (fq. 234). Po ne kete fshat shton autori, “gjenden dy kisha dhe nje xhami, te cilat e hijeshojne fshatin” (fq. 235). Autori entuziazmohet kur ne Festen e Veres ne Ostros “banoret e Krajes, bashke me qytetaret e tjere nga Tivari, Ulqini, Malesia, Plava dhe diaspora, shoqerohen, shkembejne mendime, kendojne, kercejne valle duke lidhur keshtu ura te reja miqesie” (fq. 162). “Do te jem fatlum (shkruan autori ne fillim dhe ne fund te librit, H. K.), nese ky liber do t’u mundesoje shqiptareve nga fshati e qyteti te njihen me mire dhe me se perafermi me njeri-tjetrin, sepse, ne kete menyre, do te duhemi dhe respektohemi me shume. Pa njohje te ndersjelle nuk mund te kemi dashuri per shoqishoqin e as mireqenie individuale dhe kolektive” (fq. 270). Duke iu referuar ketyre synimeve fisnike te autorit te librit “Shqipet e maleve”, z. Gjeke Gjonaj dhe duke i mbeshtetur ato plotesisht, konstatojme me kenaqesi se autori ia arriti qellimit te parashtruar. Ai beri nje pune per admirim. Libri eshte shume informues, njohes. Eshte si nje enciklopedi perkitazi me shqiptaret ne Malin e Zi. Per qemtimin dhe perzgjedhjen e ketij informacioni eshte dashur kohe, durim dhe pune me perkushtim. Shume i vecante, madje model per t’u ndjekur, eshte edhe metodologjia dhe stili i te rrefyerit dhe te te shkruarit, per te cilen gje e pergezoj autorin. Njekohesisht, autorin e pergezoj edhe per vlerat frymezuese, atdhetare dhe edukative qe misheron dhe rrezaton kjo veper. Prandaj, vepra “Shqipet e maleve” e te nderuarit z. Gjeke Gjonaj, meriton dhe duhet te lexohet.

Koha javore