Eliza Hoxha sjell befasi për publikun

November 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Edhe ky vit është mjaft i suksesshëm për këngëtaren e njohur Eliza Hoxha, e cila është e dhënë pas punës. Ajo mundohet që në çdo paraqitje të saj të duket bukur dhe të tërheqë vëmendjen e publikut.

Këtë herë ajo vjen me një bashkëpunim të ri me artistin Dj Dalool me këngën “Nuk mundesh”. Eliza e vlerëson lart këtë bashkëpunim nga i cili pret suksese. Sipas Elizës kënga është produksion i Dalool, ndërsa tekstin e ka përgatitur vet ajo.

“Kemi realizuar një këngë mjaft të bukur, uroj që ta pëlqejnë të gjithë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Këngën tash sa kohë kemi mundësi ta dëgjojmë nëpër radiot tona, ndërsa Eliza thotë se në proces është edhe vizuelizimi i saj, i cili po bëhet nga produksioni “Emf Creative” dhe pritet që së shpejti të shfaqet edhe në ekranet televizive.

Zëri

YouTube Preview Image