Partia Demokratike,parti e re politike shqiptare në Mal të Zi

November 16, 2011   | Politika, Shoqëria / Društvo

Në skenën politike në Mal të Zi flitet se në themelim e sipër është edhe një parti e re politike shqiptare, e cila do të quhet Partia Demokratike, bën të ditur Ulqini Online.

Negociatat për këtë janë duke u zhvilluar në mes të krahut të shkëputur nga UDSH, Partisë së Prosperitet Demokratik dhe Lëvizjes Perspektiva, shkruan Dnevne Novine.
Partia e re do të ketë emrin  Partia Demokratike.

Këtë ide e nuk e kan konfirmuar, por as mohuar njeri prej zyrtarëve të lartë të Partisë së Prosperitetit Demokratik ,PPD,Ali Rexha, as ato të krahut të shkëputur nga UDSH-ja,Fatmir Gjeka,dhe as nga Lëvizja Perspektiva,Amir Hollaj.

Në fund janë edhe bisedimet rreth ndarjes të funksioneve të cilët do të udhëheqin këtë parti. Siç mëson gazeta në fjale, pritet që lider i kësaj partie te jetë Fatmir Gjeka.

Edhe pse për formimin e një partie në nivel shtetëror duhen 2000 nënshkrime, nga nismëtaret e kësaj nisme mësohet se tashmë janë mbledhur mbi 1000 firma.

Këshilli drejtues i PPD ende nuk ka dalur në opinion, por vetë fakti se ditën e zyrtarizimit para gazetarëve, ishin të pranishëm edhe shumicë e anëtarëve të Këshillit drejtues,që tregon qartë se kend përkrah PPD.

39