Aleanca qytetare: Bardhin ta shkarkojë Këshilli Administrativ

November 21, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Aleanca qytetare ka kërkuar sot nga kryetari i këshillit administrativ të Kuvendit të Malit të Zi Radivoje Nikçeviq që të ndërmarr iniciativën për shkarkimin e deputetit Mehmet Bardhi nga funksioni i anëtarit të këshillit drejtues të fondit për pakica.

Koordinuesi Millan Radoviq në iniciativën dorëzuar Nikçeviqit përkujton se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për konfliktin e interesave deputetët nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë të Këshillave drejtues dhe as të organeve drejtuese në institucione. Bardhi para do kohe në mbledhjen e Këshillit administrativ, në të cilën u miratuan dorëheqjet e deputetëve tjerë në fond refuzojë të jap dorëheqje në këtë funksion.

Radoviq konsideron se me inicimin e procedurës për shkarkimin e Bardhit do të tregohej përgjegjësi e parlamentit në implementimin e ligjit të cilin vetë e ka miratuar dhe njëkohësisht do të ruhej dinjiteti i funksionit të deputetit.

TVCG

3