Kraja, rendimi i situates ekonomike zbrazet zona

November 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Treva e Krajës e cila ndodhët në territorin e shtetit të Malit të Zi në kufi me Shqipërine shtrihet përgjatë Liqenit të Shkodres dhe nën majen e Malit Rumi.

Kjo trevë ashtu si gjithë trveat tjera shqiptare në Mal të Zi është përballur me emigrimin dhe zbrazjen e saj.

Ali Gjeçbritja mësues në shkollën 8 vjeçare “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Krajë, njëheresh edhe anëtar i i Këshillit Bashkiak të Tivarit shprehet se situata ekonomike e rënduar nga viti në vit ka diktuar largimin e të rinjëve nga kjo trevë.

Zona e Krajës përbëhet nga 8 fshatra me një popullsi afërsisht rreth 2000 banorë qëndër të zonës ka fshatin Ostros. Banorët autokton të kësaj treve janë shqiptarë të gjithë, kjo zonë ka pasur të zhvilluar ekonominë familjare, por edhe  kanë funksionuar uzina e përpunimit të bimëve medicinale që tashmë është e mbyllur. Në këto kushte banorët janë të detyruar të largohen.

Institucioni i vetëm arsimor që është në këtë zonë është shkolla 8 vjeçare Gjergj Kastrioti Skenderbeu e cila u hap me 10 mars të vitin 1929, sipas Ali Gjeçbritaj mësues i shkollës numri i nxënësve është vazhdimisht në rënie, ndërsa historiani Ismail Doda shprehet se tashmë ky numër është shumë i vogël, të gjitha këto të diktuara nga kushtet ekonomike.

TV1 CHANNEL
YouTube Preview Image

5