Loro Nrekiq merr postin e kryetarit të Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve

November 24, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nga Hatixhe Nelaj

Sot në orët e pasditës në sallën e madhe të Kuvendit Komunal u mbajt mbledhja e anëtarëve të  Këshillit drejtues të PDS-së ku për kryetar të Këshillit Komunal të PDS-së një zëri u zgjodh Loro Nrekiq.

Para kryesisë së partisë muerr pjesë ministrja e shkencës Sanja Vllahoviq,ndërsa para këshillit ekzekutiv të PDS-së Goran Jevriq.

Për kryetar të Këshillit Komunal të PDS-së kanë garuar Kryetari i deri tashëm Luigj Shkela dhe Loro Nrekiq.Kryesia e partisë dritën jeshile e ka dhënë për Z Nrekiq.kështu që në mbledhjen e këshillit drejtues ku u bë zgjedhja e kryetarit të ri nuk ka pasur kundërkandidat.

Loro Nrekiq është drejtor në Elektrodistribucionin e Ulqinit,dhe anëtarë i Këshillit drejtues të PDS-së.Luigj Shkreli në krye të Këshillit Komunal të DPS në Ulqin ishte dy mandate.

37