Realizimi i qeverisjes lokale në Ulqin – Anketë e OJQ “HORIZONTI I RI”

November 24, 2011   | Shoqëria / Društvo

OJQ “HORIZONTI I RI”
PRESS CONFERENCE, 24.11.2011

Anketa me qytetarë, rezultatet e së cilës po i paraqesim në këtë prezantim, është pjesë e projektit “QYTETARËT INFORMOHEN – QYTETARET PARTICIPOJNË” të cilin e realizon organizata e shoqërisë civile “Horizonti I Ri” me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci .

Ky projekt paraqet vazhdimin e aktiviteteve dhe angazhimit shumëvjeçar të organizatës sonë, të cilat kanë për qellim promovimin e konceptit të qeverisjes së mirë lokale dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse të Komunës së Ulqinit.
Qëllim i veçantë i këtij projekti është: rikthimi I besimit të qytetarëve në organet e vetëqeverisjes lokale, si dhe informimi dhe fuqizimi I qytetarëve për pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e problemeve të komunitetit lokal.
Projekti synon edhe rritjen e vetëdijes qytetare për pjesëmarrje më të madhe në jetën politike të komunës se Ulqinit, krijimin e kushteve për pjesëmarrje më aktive të qytetarëve, si dhe të iniciojë e ndihmojë miratimin e strategjisë për pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike lokale.
Aktiviteti kryesore i këtij projekti – anketimi i opinionit publik, që u realizua gjatë periudhës gusht-shtator 2011, është zhvilluar në dy mënyrë.

Për herë të parë, ne përdorëm mundësitë që ofron interneti për realizimin e anketimeve publike. Në një prej platformave të shumta që ofrojnë programe për anketim (www.surveyshare.com) si dhe në web-sajtin e organizatës tonë (www.ngo-horizonti.org), ne vendosëm formularin e anketës, identik me atë që përdorëm ne terren dhe pastaj, përmes kanaleve te përshtatshme për komunikim (Facebook, listat e e-maileve, forumet,…), ne e lançuam këtë proces. Anketa që gjendej në formë elektronike, ofroi anonimitet të plotë për publikun e interesuar, ndërsa mundësitë e keqpërdorimeve ishin minimale.

Mënyra tjetër në të cilën u zhvillua kjo anketë, ishte ajo që ne e përdorim tradicionalisht – anketimi në terren me anketues të trajnuar. Në këtë formë u realizua rreth 60% e anketimit.
Qytetarët janë anketuar në rrugë, në vendet e punës, në ambiente private, etj…dhe aktivistët tanë janë kujdesur për respektimin e karakteristikave të komunitetit lokal (përfshirja territoriale, gjinore nacionale, etj.).
Pyetësori ka qenë i hartuar nga 13 pyetje në të cilat janë përgjigjur gjithsej 204 qytetarë.
I terë materiali i përdorur në procesin e anketimit ka qenë dygjuhësh (shqipe dhe malazeze).

Përveç paraqitjes së gjendjes aktuale dhe identifikimit të mundësive për fuqizimin e pjesëmarrjes qytetare në nivelin lokal, ky publikim ka për qellim të ndihmojë edhe nxitjen e dialogut në mes të palëve të interesuara në komunitetin lokal.

Kjo është hera e tretë që OJQ “Horizonti I Ri” realizon hulumtim të opinionit publik lidhur me punën Administratës të Komunës së Ulqinit, procesin e reformimit të vetëqeverisjes lokale si dhe implementimin e ligjeve përkatëse dhe rregulloreve komunale.

Rekomandimet të cilat ndodhen në fund të këtij publikimi paraqesin bazë të mirë për ndërtimin e një strategjie efikase për forcimin e pjesëmarrjes qytetare në procesin e hartimit, miratimit dhe implementimit të politikave publike ne komunën e Ulqinit.

Rezultatet e anketës mund ti lexoni në linkun e mëposhtëm.
Lexo rezultatet