Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Komunës së Ulqinit,Nazif Cungun

November 26, 2011   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu  në intervistë për Mozaikun nga Haxhi Shabani, ka folur për situatën aktuale në të cilën e ka gjetur komunën. Pas marrjes së mandatit, me 22 shtator, kryetari  Nazif Cungu  tha se ka formuar komision për të verifikuar gjendjen faktike materiale dhe financiare të komunës së Ulqinit
Nazif Cungu  akuzon kryetarët e mëparshem për borxhin 20 milion eurosh që ia kan lënë komunës së Ulqinit gjatë qeverisjes së tyre.

Ai theksoi se me këtë situatë ka qenë i njoftuar edhe më herët,pa ardhë ende ne funkcion të kryetarit, por jo deri në këtë shkallë katastrofale dhe alarmuse.

Edhe pse i gjetur përballë një situate të këtillë, kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, i cili vjen nga radhët e Forcës, është optimist se do të mund të dalë nga kjo situatë.

Optimizmin e tij mbështet në përkrahjen që pret nga  gjithë qytetarët e Ulqinit.Duke qenë në dijeni se nga kjo situatë më së shumti pësojnë qytetarët, ai theksoi se qytetarët e Komunës së Ulqinit nuk e meritojnë një gjë të tillë dhe kërkoi nga ata mirëkuptim për një periudhë prej së paku gjashtë muaj. Ai paralajmëroi se në një intervistë të ardhshme do t’i informojë për hapat e mëtutjeshëm”.

Nga ana e tij, kryetari i komunës Nazif Cungu ka theksuar se përkundër të gjitha vështirësive buxhetore, ’Do të lëshohet ne punë ura e Port Milenës, do të përfundoj ujësjellësi rajonal, do të fillojë të funksionojë deponia rajonale dhe do të përfundojmë 6,2 km të rrugës nga Sukubina.

Po në lidhje me rrugën  Sukubinë – Ulqin, kryetari I komunës së Ulqinit Nazif Cungu u shpreh se rikonstruktimi i saj do të kalojë nëpër tri faza.
‘’Faza e parë, që do fillojë brenda 10 ditëve , do të rikonstruktojë pjesen Sukubinë – Katërkollë, faza e dytë i takon segmentit Katërkollë – Krythe që parashihet të përfundojë gjatë vitit 2012 dhe faza e tretë I përket segmentit Krythe – Ulqin  qe planifikohet të realizohet brenda vitit 2013’’, u shpreh Cungu.
Rruga Sukubinë – Ulqin ka qene rruga më problematike për  të cilën banoret e zones kanë shprehur shqetsimin e tyre por edhe mysafirët që gjatë sezonit turistik vizitojnë Ulqinin nëpërmes këtij aksi.

Për më tepër ju ftojmë te ndjekni videon.
YouTube Preview Image

36