Dinosha jep dorëheqje,shkon për ambasador në Tiranë

November 28, 2011   | Rajoni / Region

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Ferhat Dinosha ka dhënë dorëheqje në këtë funksion, pas qeveria malaziase e propozoi atë për postin e ambasadorit në Republikën e Shqipërisë.

Sipas agjencisë Srna, në UDSH kanë thënë se funksioni i ambasadorit dhe i liderit partiak janë të papajtueshëm, për ç’arsye Dinosha ka dhënë dorëheqje.

Këshilli kryesor i kësaj partie ka emëruar nënkryetarin e deritashëm, Mehmet  Zenka për ushtrues detyre të kryetarit të partisë deri në kongresin e  ardhshëm partiak, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Koha net

6