Gëzim Hajdinaga rimerr postin e ministrit?

November 28, 2011   | Politika

Me largimin e Ferhat Dinoshës në pozitën e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri mbeten dy poste të pambuluara: ai i kryetarit të UDSH-së dhe ai i ministrit i të drejtave të njëriut dhe pakicave. Në postin e pare, atë të kryetarit të UDSH-së nga pardje është ulur Mehmet Zenka, ndërsa postin e dytë, sipas gazetës DN pritet që ta marrë Gzim Hajdinaga, të cilin funksion e kam pasur në mandatin e kaluar.

Kryetari i ri i UDSH-së Mehmet Zenka, në një intervistë për të njëjtën të përditshme, shpreh bindjen se largimi i një dege të saj, ajo e Anës së Malit nuk do të ndikojë ndjeshëm duke pare edhe reagimin e qytetarevë në terren. Poashtu ai shtoi se partia do të fillojë konsolidim dhe dhe do të vazhdojë me aktivitetin e veta, qoftë në Ulqin apo edhe në Mal të Zi.
Po nga dita e shtune, Hatixhe Gjoni është nënkryetare e re e UDSH-së. /Ulqini Online/

17