Klubi i Taekwondo-së Ulqini,fitues i kupës së Malit të Zi

November 29, 2011   | Sporti / Sport

Gjatë këtij vikendi me datë 27.11.2011 në Podgoricë u mbajt kupa e Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha kategorit si dhe kupa e Malit të Zi në diciplinën e formave.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini shkëlqen në Podgoricë në kupën e Malit të Zi i cili u paraqit me 26 garues dhe arriti këtë rezultat: gjithsejt 30 medalje të fituara në të dy diciplinat, prej tyre 19 medalje të arta, 9 medalje të argjendëta dhe  2 medalje të brozëta si dhe 5 kupa. Në rënditje të përgjithshme sipas kategorive taekwondo Ulqini u rendit: Vendi i parë në diciplinën e formave, vendi i parë në kategorin e juniorëve, vendi i parë në kategorinë e kadetëve, kupa e vendit të parë në kategorinë e kadetëve i takojë edhe klubit të taekwondo-së Buduqnost nga Podgorica pasi që numri i pikëve ishte i barabartë me klubin e Ulqinit e poashtu edhe numri i medaljeve, si dhe vendi i dytë në kategorin e pionirëve, ndërsa në renditje të përgjithshme klubi i Taekwodnosë Ulqini u rendit i pari duke fituar kështu edhe kupën e Malit të Zi për vitin 2011.

Garuesit  nga Ulqini të cilët u kurorzuan me medalje të arta në kupën e Malit të Zi janë:
Rrezarta Hysa, Esad Kraja, Rinor Jahja, Nuri Kanaqi, Sulejman Murati, Izedin Kurti, Mersudin Kurti, Artan Fici, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi.

Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të argjendëta janë:
Sabri Kapllanbegu, Xhenis Tula, Edina Kraja, Amina Kanaqi, Levent Murati, Amir Sukaliq.

Garuesit të cilët u kurorzuan me medalje të bronzeta janë:
Bojan Vladisavljevic.

Ndërsa në diciplinën e Formave Taekwondo Ulqini u paraqit me 13 garues ku ariti këtë rezultat, 9 të arta, 3 medalje të argjendëta dhe 1 medalje të bronzit.

Me medalje të arta në diciplinën e formave u kurorzuan këto garues:
Esad Kraja, Rinor Jahja, Sulejman Murati, Amina Kanaqi, Nuri Kanaqi, Artan Fici, Mersudin Kurti, Medina Kanaqi, Bojan Vladisavljevic.

Me medalje të argjendëta u kurorzuan këto garues:
Edina Kraja, Rrezarta Hysa, Ardiana Karamanaga.

Me medlaje të bronzit u kurorzua:
Izedin Kurti.

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton: Arritën që ta mbrojmë suksesin e vitit të kaluar, patëm një paraqitje të mirë të të gjithë garuesve pothuajse, ku fituam plotë 30 medalje prej tyre 19 medalje të arta, jemi të kënaqur me rezultatin e arritur për 6 vite punë intensive. Ju uroj suksese nxënësve tanë ndërsa atyre që mbetem pa medalje suksese në garat tjera. Për kupën e Malit të Zi në radhë të parë falenderojmë prindërit e garuesve tanë të cilët ishin ata që na e mundësuan pjesmarrjen tone dhe sponsorin Tapacir Kurti.

Shërbimi informativ i Tkd-së Ulqini