Në Ulqin të hënen u shënua 28 Nëntori”Dita e Flamurit “

November 29, 2011   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoj  manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit –  Ditës së Flamurit, të dielen, me 28 Nëntor 2011, në Qendrën për Kulturë – Ulqin.
“Dita e Flamurit – 28 Nëntori është festa e identitetit tonë e cila na i prek zemrat dhe na i bën një, duke na bërë krenarë dhe duke na krijuar emocione të veçanta e të rralla te të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha në fjalën e rastit Tahir Tahiri, kryetar i KNSH-së.
Tahir Tahiri theksoi se “jemi bashkuar ketu sonte per te nderuar flamurin kombetar, kete simbol i cili ka qene dhe do te mbetet simbol i unitetit, krenarise, qendreses dhe vendosmerise se popullit shqiptar”. Ai beri thirrje qe kjo feste e cila i ka bashkuar shqiptaret ne Mal te Zi t’u sherbeje atyre qe te bashkohen edhe per realizimin e te drejtave te tyre ne Mal te Zi. “Sepse vetem te bashkuar e jo te percare, per hire te interesave te ndryshme, mund te realizojme te drejtat tona legjitime kombetare si popull pakice ne trojet e veta stergjyshore ketu ne Mal te Zi”, u shpreh ai. Me pas, per pjesemarresit qe kishin mbushur sallen e Qendres se Kultures u shfaq nje program me valle, kenge, recitime.
Foto nga Ana E Malit Tradita Facebook


YouTube Preview Image

6