Telegram ngushllimi Familjes Mbretërore Zogu;Unioni Demokratik i Shqiptarëve

December 1, 2011   | Politika

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 01.12. 2011

 

E nderuara Familje Mbretërore,

 

Me keqardhje te thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Leka Zogu I. Në këto momente të trishtueshme dhe të vështira për ju, më lejoni që në emër të Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, strukturave udhëheqëse të saj dhe të anëtarësisë se gjerë, dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi vlerëson se Familja Mbretërore Shqiptare është një nga simbolet e mëdha kombëtare dhe si e tillë duhet të ruhet gjithmonë. Në kujtesën tonë kanë mbetur të gjalla përpjekjet e tij për lartësimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë.

Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për ju, për të afërmit, për të gjithë ato që e njohën nga afër dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Edhe njëherë, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

 

 

Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

            Mehmet Zenka