Festa e Flamurit organizuar nga shoqata e Anes se Malit në Staten Island, New York

December 2, 2011   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Ana e Malit” festoi me madhështi, më 28 Nëntor 2010, Ditën e Pavarësisë, në hotelin “Hilton Garden INN” në Staten Island, New York . Qindra shqiptarë u mblodhën në këtë ditë të bukur festive, në ditën e shenjtë të Flamurit shqiptar!
Në hyrje të restorantit  në hotelin “Hilton Garden INN” pjesëmarrësve iu uronte mirëseardhjen z.Naser Çobaj, kryetar i shoqatës “Ana e Malit.

Programin e ka prezantuar  vajza simpatike Iliriana Zeneli. Pasi është kënduar Hymni Shqiptar dhe ai amerikan, fjalën e përshëndetjes e ka mbajtur z.Naser Çobaj i cili ndërmjet të tjerash tha: Shoqata “Ana e Malit” është mbledhur sonte me ju të festojë Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, e cila tradicionalisht është bërë dhe darkë vjetore e shoqatës.

Në fjalën përshëndetse të mbajtur nga kryetari i shqoqatës z. Naser Çobaj, ndër të tjera foli edhe për ndihmat që mblidhen nga shoqata për vendlindje si dhe aktivitetet e  nisura për ta bërë shkollën e vjetër në Katërkollë një muze etnografik të trevës së Anës së Malit.
‘’Shoqata apelon te shteti i Malit të Zi se politika të cilën është duke e udhëhqur, për diasporën shqiptare nga Mali I Zi është diskriminuese. Shteti malazez duhet tëplotësojë të gjitha kërkesat e shqiptareve atje’’, shtoi z. Çobaj.

Ana e Malit ka mjaft personalitete të shquara të cilët po japin kontributin e duhur në çështjen Kombëtare. Në këtë festë të Flamurit ka përshëndetur dhe Dr.Bahri Ceka i cili iu uroi të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqiptar,gjithashtu foli edhe Edin Gjoni,Amir Hollaj,konzuli I  Kosovës,abasadori I republikes së Shqipëris,dhe shumë personalitete tjera.

Në fund të fjalimit z.Cobaj theksoi se kontributi ynë do të jetë i suksesshëm në se arrijmë dy objektiva, ate të ndalimit të shpërnguljes nga vendlindja, si edhe atë të ruajtjes së gjuhës sonë dhe krenarisë kombëtare.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit sallën e ka përfshirë një entuziazëm i shkëlqyer, kur vajzat dhe djemtë të veshur me kostume kombëtare kanë interpretuar vallen e “Anës së Malit”, vallen e “Xhamadanit” dhe të “Rugovës” të përgatitura mjeshtërisht nga znj.Sulltane Gjeka.

Për më shumë reth këtij aktiviteti madhështor shikoni videon e plotë të televizionit AlbaLife nga Kozeta Zylo.


YouTube Preview Image