KNSH-ja: Telegram ngushllimi familjes mbretërore të Shqipërisë

December 2, 2011   | Anketë / Anketa

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 120 / 11
Ulqin më, 01. 12. 2011

 

Telegram  ngushllimi  familjes  mbretërore  të  shqipërisë

 

E nderuara Familje Mbretërore e Shqipërisë

I nderuari Princi Leka II

 

Me dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I.

Ky lajm na pikëlloi edhe ne, shiptarët në Malin e Zi, si pjesë e trungut shqiptar.

Prandaj, më lejoni që në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve  dhe të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe në emrin tim personal  t` Ju shpreh  ngushllimet nga zemra për këtë humbje të madhe.

Shqiptarët kudo që ndodhen, ashtu sikur edhe shqiptarët në Malin e Zi, do ta kujtojnë  Mbretin Leka Zogun I, si një përsonalitet të madh  historik të kombit tonë i cili tërë jetën e vet u angazhua në ndërtimin e shtetit shqiptar,  për të mirën e kombit,  atdheut dhe të shqiptarëve kudo që janë.

Leka Zogu I dhe Familja Mbretërore shqiptare  është përsonifikim i unitetit të kombit shqiptar  i cili nuk  harroi kurr as shqiptarët jasht shtetit amë, Shqipërisë .

Në këto momente hidhërimi për Ju, ne shqiptarët në Malin e Zi jemi pranë  Jush.