Krenari ne Ulqin,kishte tradhtuar Dafinën me një polake

December 2, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ndarjet e një pas njëshme të çiftit kishin ndodhur pikërisht për shkak të tradhtive që Krenari ia kishte bërë Dafinës gjatë muajve të verës në plazhet e Ulqinit me femra polake, gjë që kishin detyruar këngëtaren të marrë vendime definitive

Lajmi që bëri bujë para një kohe dhe që u publikua nga gazeta “Panorama” që fliste për ndarjen e këngëtares Dafina Zeqiri nga i fejuari Krenar Çoçaj nuk ishte dezinformatë por lajm i vërtetë, që u demantua me shumë kohë vonesë pasi që çifti përmes menaxherit të këngëtares arritën të tejkalojnë disa mosmarrëveshje me qëllim që ata dy të jenë akoma bashkë deri në publikimin e albumit të ri që ishte paralajmëruar prej kohës “Just me”.

Po si duket fansat e këngëtares akoma nuk do të mund të kenë albumin e të preferuarës së tyre në duar sepse problemet për këngëtaren sa vijnë dhe bëhen akoma më të mëdha. Dafina Zeqiri përfundimisht i ka dhënë fund lidhjes së saj me Krenar Çoçajn me të cilin ishte e lidhur prej disa viteve. Arsyeja që ka çuar këngëtaren deri në këtë vendim ishin problemet e mëdha familjare të cilat ishin krijuar që nga fillimi i lidhjes së saj me Krenarin, transmeton Editorial.

YouTube Preview Image