Seldi fejohet me Dafinen, vajzen e Milaim Zekes

December 3, 2011   | Lajmet / Vijesti

Thashethemet e shumta në lidhje me jetën e tij dhe të këngëtarit Sinan Hoxha, si duket do të marin fund. Definitivisht Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton në Suedi.

Quhet Dafina, dhe është vajza e gazetarit hulumtues që punon në RTK, Milaim Zeka. “Dafina Zeka një femër nga Peja por që jeton në Stockholm të Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka, por tani është në mardhënie me Seldin prej kohësh, janë parë nëpër pube të Prishtinës por ishte menduar se janë vetëm shokë kurse tani ata e kanë bërë lidhjen e tyre të hapur, këtu në Pejë e dinë të gjithë për ciftin Seldi dhe Dafina, ata poashtu kanë publikuar foto, Dafina në facebook e vet ka publikuar këto foto madje edhe këtë postim që u kam dërguar në foto shihet Dafina me një gocë të tezes kurse në një foto është edhe me Seldin, nënën e saj dhe një kushërire që do të thotë se janë njoftuar edhe familjarisht”, thekson një burim i gazetës pasi na dërgoi të gjithë informacionin bashkangjitur edhe me foto si dëshmi për lidhjen.

“Para dy muaj Dafina ka qenë edhe në Shqipëri për ta vizituar Seldin, është informacion i saktë ju them me plot bindje, po ashtu Seldi në Kosovë ka qenë këto kohët e fundit.

Në foton e fundit që ju kam dërguar shihet një postim që e ka bërë Dafina Zeka në profilin e vet, ku ka shkru S  dhe komentet pastaj se si përmendet Seldi, kjo është vetëm një tjetër deshmi për t’ju treguar juve se informacion është i saktë”, shton më tej burimi mirë i informuar nga qyteti i Pejës.

Me këtë lajm, ndoshta dhe do të përmbyllen sadopak thashethemet për mardhënien e tij me Sinanin me të cilin shfaqeshin kudo, e ndoshta edhe do të fillojë një karierë solo pa ndihmën e kolegut të tij Sinan Hoxha, ofertat tek ai vinin pikërisht për këtë shoqëri që kishte Seldi me Sinanin se përndryshe ky i fundit nuk njihej dhe aq shumë në diasporë, atje ku këngëtarët mbledhin financat.

Editorial.mk

YouTube Preview Image

3