Leonora dëshiron të ketë një bebe

December 4, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dëshiron të ketë një bebe. Kështu, i është shprehur miqve dhe kolegëve të saj, këngëtarja Leonora Jakupi.

Këtë dëshirë, këngëtarja e shprehu menjëherë pasi këngëtarja Jonida Maliqi mbaroi konkurrimin te “Kënga Magjike”.

Duhet thënë që ky ka qenë një vit i mbarë për shtatzënitë e shumë personazheve VIP. Kujtojmë që këtë vit mes personazheve të njohur që u bënë nëna ose janë ende në pritje të një fëmije personazhe të tillë si: Sonila Meço, Vikena Kamenica, Aurela Gaçe, Poni, Ingrit dhe Inis Gjoni, Soni Malaj, etj.

Mund të jetë presioni i madh i jashtëm që ka detyruar këngëtaren Leonora Jakupi të shprehë dëshirën për të pasur një fëmijë, megjithëse ajo vetë ka deklaruar që është akoma singëll. Ndaj, ne i urojmë Leonorës që më parë të gjejë një partner, e pastaj të mendojë edhe për një fëmijë.

Ekonomisti
YouTube Preview Image