KK”Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në Podgoricë

December 7, 2011   | Sporti / Sport

Më 03 dhjetor 2011 u mbajt Kupa 32-të e Karatesë “Kup Oslobogjenja Podgorice”, ku morën pjesë 30 klube me mbi 700 garues, nga Bosna, Serbia, Kosova dhe klubet nga Mali i Zi.

Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme, në vend të dytë u rendit  KK “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i tretë i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i katërt KK “Gorazhda” nga Bosna, ndërsa vendi i pestë i takoi KK “Gorshtak” nga Kollashini.

KK “Ulqini” në këtë turne mori pjesë me 63 garues, për shumicën prej të cilëve kjo ishte hera e parë që morën pjesë në një garë dhe arriti të fitojë gjithsej 76 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 23 të arta, 24 të argjendta, 29 të bronzta, si dhe kupën e vendit të parë në renditjen e përgjithshme.

-Është ky një sukses i pritur – thotë ish-kryetrajneri i KK “Ulqini” Ruzhdi Rama pasi që para pak kohe në KK “Ulqini” është zgjedhur kryetrajneri i ri i klubit Kujtim Sukaliqi.

-Jam krenar dhe shumë i gëzuar që pas një periudhe shumë të gjatë dhe nganjëherë edhe mjaft të vështirë në krye të klubit si kryetrajner erdhi kjo ditë që të zëvendësohem nga nxënësi im. Me këtë ia kam arritur qëllimit, sepse në këtë moment klubi është shumë i fortë si me garues, ashtu edhe me trajnerë profesionistë. Uroj kryetrajnerin e ri të klubit që rezultatet të mos i mungojnë, së bashku me trajnerët e tjerë të klubit Naim Duraku, Anell Beganoviq, Blerim Sukaliq, Dardan Cekën dhe udhëheqësin e këtij ekipi profesional të trajnerëve Gjorgje Daboviqin.

Në këtë garë me nga dy medalje të arta u kurorëzuan  Gabriella Junkoviq, Nermin Suma, Admir Luka, dhe Antigona Rama. Me nga një të artë u kurorëzuan Ridvan Xhurreta, Gabriell Bytyqi, Pjeter Hota, Diellëza Rama, Ensar Marshiq, Egzona Nika, Hekuran Sojeva, Izabella Ivanoviq, Radica Dashiq, Jeton Luka, Edin Kraja, Lulzim Suma, Behlul Peri, Venesa Nuhi dhe Angjella Marnikoviq.

Me medalje të tjera u kurorëzuan Aldin Buliq, Stefan Radoviq, Liridona Ceka, Ermin Gjeloshi, Fiona Kraja, Emro Bajrami, Riad Tula, Argjend Rizaja, Alban Suma, Azmir Veliq, Elvir Islami, Adnan Gjeloshi, Lluka Llazoviq, Anis Pali, Martin Simonoviq, Albert Rudoviq, Kristian Junkoviq, Bylbyl Rexhepi, Christopher Rudoviq, Eliza Salihu, Blerdi Kapllani, Edmond Demiri, Egzon Kraja, Adnan Kuqi, Bledar Seferi, Idriz Sadikoviq, Hysen Rama, Ibrahim Zogaj, Edon Ceka, Marko Daboviq, Arben Elezi, Flaka Avdiu, Katarina Marnikoviq, Nderim Cuca, Valentino Sadikoviq, Erion Nika, Enis Rexha, Lavdim Tula, Liridon Elezi, Sretena Gjuriq, Ena Kovaçeviq dhe Hantije Ibroçi.


YouTube Preview Image

1