Dr.Nail Draga: Diskursi socio-politik

December 8, 2011   | Shtypi / Mediji

PËRGJEGJËSIA DETYRIM MORAL  I  POLITIKANIT  

Në vendet  me sisteme të konsoliduara demokratike ku funksionon shteti ligjor përgjegjësia e politikanit është çështje morale dhe profesionale, sepse ai në qeverisje nuk përfaqëson vehtën apo subjektin përkatës, por qytetarët në përgjithësi pamarrë parasysh a janë ato votues të pozitës apo të opozitës

Dr.Nail  Draga

Ndryshimet shoqërore që pësuan vendet e ish kampit socialist pas vitit 1990 më miratimin e pluralizmit politik, ofruan mundësi të qytetarët përkatësiht të elektorati votues të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes subjektëve të ndryshme politike. Dhe është kjo koha e distancimit nga imponimi i kuadrave udhëheqëse, sepse për të parën herë personat e ndryshëm votoheshin për të fituar mandatin e tyre. Në rrethana të reja filloj të krijohet një strukturë e re udhëheqësish që ndryshe quhet klasë politike e cila kishte mungesën e përvojës politike.

Politikanët mediokër

Por, përvoja e deritashme në këto vitet e pluralizmit  dëshmon për formimin e një kategorie të veçantë të politikanëve e ato janë  politikanët mediokër. Kjo kategori e politikanëve veçohet me cilësi të sindromit individual sepse nuk janë të dëshmuar në profesionin e tyre, ju mungon përvoja udhëheqëse, nuk dijnë të punojnë në grup, dhe si të tillë  rreth vehtës afrojnë kuadra të dobëta, diletantë e anonimus sepse përmes tyre realizojnë më lehtë objektivat e tyre. Të tillët nuk mund të pranojnë konkurencën, as individet e përgatitur dhe të dëshmuar në profesionin e tyre sepse e shohin vehtën të rrezikuar.

Madje ata shkojnë aq larg  sa  pa hezitim qytetarët   i ndajnë  në pozitë e opozitë, pra në votues të tyre dhe në kundërshtarë. Por, jo rrallë ndodhë që kundërshtarët politikë të cilësohen edhe si armiq, sidomos kur janë në pyetje interesat e ngushta personale apo të grupeve  e klanëve të ndryshme. Dhe një konstatim i tillë nuk është trillim por realitet i hidhur që është manifestuar në mënyrë   transparente, ku  komuna e  Ulqinit, është rast tipik për hulumtime të veçanta.

Përgjegjësia  detyrim moral

Në jetën e përditshme na takon shpesh të dëgjojmë shprehjen përgjëgjësi  që varësisht prej individëve, mund të interpretohet në forma të ndryshme. Por, sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe ajo  ka kuptimin:

 1.Detyrimi që ka dikush për t’u përgjigjur e për të  dhënë llogari për punën e veprimet e veta, për  diçka që ka ndodhur etj.; detyrimi ose pesha e fajit  që bie mbi dikë për diçka që ka ndodhur”  apo

2.Ndjenjë e lartë që ka njeriu, i cili merr përsipër  me vullnet të kryejë sa më mirë një punë, një  detyrë të ngarkuar nga shoqëria etj”.

Por, më të drejt shtrohet pyetja se ndaj kuj të jepet llogari; qytetarit, votuesve, subjektit politik apo institucionit ku e ushtron funksionin. A ka dallime dhe përjashtime në ketë aspekt dhe cili duhet të jetë qendrimi i personave përkatës, të cilët janë të veshur me funksionin e politikanit. Duke marrë parasyshë se pjesa dërmuese e kuadrove udhëheqëse  janë përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike ata  njëherit janë  përfaqësuesit autentik të tyre. Madje suksesi dhe moskusksesi i tyre i mveshet subjektit përkatës.

Punës duhet gjetur njeriun

Por, për mos realizimin e objektivave individët pëtkatës përveç përgjegjësisë morale, ata kanë edhe përgjegjësi politike para subjektit i cili i ka propozuar në vendin përkatës. Këtu nuk mund të anashkalohet as përgjegjësia profesionale,  sepse nuk janë dëshmuar vlerat profesionale, dhe se një angazhim në ketë aspekt ishte dështim, sepse nuk ka justifikuar besimin e dhënë. Andaj, subjektet serioze politike të cilat kanë kapacitete kadrovike në vendet udhëheqëse ofrojnë kuadra  të dëshmuara në profesionin e tyre. E kundërta ndodhë me ata subjekte ku çështjet e tilla i trajtojnë në mënyrë formale, duke mos ofruar zgjidhje kadrovike, por zgjidhje sociale për militantët e tyre partiakë.

Veprimet e tilla janë për çdo kritikë me pasoja sepse punës duhet gjetur njeriun e jo njeriut punën. Ata të cilët e kanë kuptuar më kohë një thënie të tillë, janë të pranueshëm në mjedisin përkatës si nga pozita dhe opozita, por njëherit kanë edhe jetëgjatësi në skenën politike.

Përgjegjësia para elektoratit

Në çdo vend të botës aty ku respektohen parimet demokratike përfaqësuesi i zgjedhur apo votuar nga populli, fillimisht ka përgjegjësi para vehtës, subjektit që e ka kandiduar e në veçanti ka përgjegjësi para elektoratit të tij. Nëse e trajtojmë  në detaje ketë çështje, nuk ka dilemë se përgjegjësia ndaj elektoratit votues ka peshë të veçantë, sepse ai  me votat e tyre ka arritur në pozitën e pushtetit. Dhe është pikërisht qytetari përkatësisht   elektorati  i cili vlerëson  angazhimin  për  çështjet  preokupuese të popullatës gjegjëse. Nuk ka dilemë se është qytetari i pari ai i cili politikanin e vendosë para përgjegjësisë, sepse ai është përfaqësuesi autentik i tyre.

Ndërsa çështje tjetër paraqet aspekti kohor se ku  dhe kur fillon përgjegjësia e politikanit. Dhe një veprim i tillë nuk ka dilemë se nuk mund të jetë i pranueshëm nga momenti kur ai ka filluar mandatin, por logjikisht pas kalimit të gjysmës së mandatit të tij. Nëse politikani serioz ka pasur kontakte të vazhdueshme me elektoratin e tij dhe është angazhuar për të realizuar premtimet nga fushata zgjedhore, duke mos i lenë ata deri në muajt e fundit të mandatit të tij, të tillët do të mbeshtetën edhe në mandatin tjetër por e kundërta ndodh me ata të cilët nuk kanë realizuar  asgjë nga premtimet gjatë fushatës. Duke marrë parasysh se subjektet politike përfaqësohen përmes individeve të ndryshëm, janë pikërisht ata të cilët ngrisin apo ulin vlerat e subjektit politik të cilin e përfaqësojnë. Andaj, përzgjedhja e indvidëve me autoritet e përgatitje profesionale në mjedisin përkatës ka vlera shumëdimensionale.

Premtimet e parealizuara

Premtimet në fushatat zgjedhore janë berë dukuri e njohur kudo kur mbahën zgjedhjet qofshin ata lokale apo shtetërore. Në këtë aspekt rasti i komunës së Ulqinit është specifik, sepse ekzekutivi aktual gjatë mandatit katër vjeçar nuk ka mundur të realizoj asnjë projekt kapital që iu kanë premtuar qytetarëve. Kështu p.sh. edhe pse është premtuar disa herë ndërtimi i qendrës së Katërkollës, madje edhe me buxhet janë ndarë mjete të konsiderueshme financiare disa vite nga  300.000 euro, aty nuk është investuar asnjë euro!. Një veprim i tillë nuk ndodhë vetëm një vit, por disa vite ku mbahën zgjedhje lokale(2006, maj 2010, tetor 2010) dhe zgjedhje parlamentare(mars 2009), ndërsa çdo gjë vazhdon më të vjetrën. Por, çudia ndodh me elektoratin votues që përsëri voton ata të cilët i kanë mashtuar vite më radhë. Nuk ka dilemë së një dukuri e tillë është specifike për ketë mjedis, sepse të mashtrohet një masë një herë mund të kuptohet, por të mashtrohet dy dhe tri herë në një afat kohor prej pakë vitësh, paraqet dilemë për hulumtim.

Përgjegjësia edhe pas mandatit

Në ato vende ku respektohet ligji, përfaqësues të politikës gjykohën dhe denohen për veprat e kryera, kryesisht abuzim me funksionin përkatësisht pushtetin e afera të tjera, edhe kur nuk janë në funksione. Një veprim i tillë dëshmon së delikti i kryer nuk vjetrohet dhe se personi përkatës, do të marrë denimin e merituar herët a vonë për vepren e kryer, pa marrë parasysh se i ka përfunduar mandati. Rastet analoge në vendet perëndimore janë dëshmi e funksionimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Vetëm veprimet e tilla konkrete do ti jepnin   kurajo qytetarëve për funksionim të shtetit ligjor, që duhet të jetë moto e të gjitha pushteteve ekzekutive, ashtu sikurse veprohet në demokracitë e perëndimore.

Praktika e deri tashme ka dëshmuar se në kujtesë kanë mbetur vetëm ata politikan të cilët kanë lënë emër apo vepra, të cilët kanë bashkëpunuar e  afruar kuadra e nuk kanë qenë rob të interesave të ngushta personale, partiake, klaneve apo grupeve të interesit. Të tillët të cilët për fat te keq në kohën tonë janë shumë pak, do të shërbejnë si model edhe për brezat e ardhshëm.

(Maj, 2011)

YouTube Preview Image

1