Mogul: Ulqinit po i rrëmbehen resurset natyrore

December 8, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Të mirat detare në 10 vitet e para të punës së vet nuk ka investuar as edhe një cent në komunën e Ulqinit, ka thënë  drejtori i Mogul-it, Xhemal Peroviq. Ai poashtu tha se nga Ulqini janë thithur sasi të mëdha të parave.

Dritan Abazoviqi ka thënë se investimi i vetëm i Të mirave detare në Ulqini është ndërtimi i portit të vogël Kacema.
‘’Në vitin 2010 nga Ulqini në Budva (selia e Të mirave detare) kanë shkuar 915523€ dhe atë vitë Të mirat detare kanë nda 460000€ për Ulqin ku 420000€ kanë qenë vetëm për projektin e portit Kacema’’, ka thënë Abazoviq, citon e përditshmja DAN.

Ai poashtu ka shtuar se gjatë vitit 2011 Të mirat detare në territorin e Malit të Zi kanë investuar 3546000€, dhe prej kësaj shume në Ulqin janë investuar vetëm 7.7%, çka është jokorrekte.

Temë tjetër të cilin Abazoviq e ka potencuar është edhe dyshimi në vërtetësinë e të dhënave rreth shumës së vjelur nga komuna e Ulqinit duke pretenduar se kjo shumë është më e madhe.

Ai sqaron se Të mirat detare në Ulqin zotrojnë 3300 hektarë tokë dhe se nëse merret për bazë çmimi minimal 100€/m2,  vihet në përfundim se Të mirat detare kanë 3 miliardë e 300 milion euro vlerë të tokës në komunën e Ulqinit.

Fakt shumë interesant që Mogul-i paraqiti kishte të bëjnë me ndarjen e komunës së Ulqinit në dy pjesë: Ulqini dhe Bojana (Buna) Ulqin. ”A është egabim teknik apo diçka tjetër do të shohim, shpresojmë shumë shpejt”, përfundoi Abazoviq. /Ulqini Online/

YouTube Preview Image
1