Dritan Abazoviq: Shqiptarët – as në qiell, as në tokë

December 9, 2011   | Ngjarjet - Events, Shoqëria / Društvo

Gjatë dy javëve të fundit kam marrë një informacion se pas Vitit të Ri, pesë bashkëqytetarë tanë jetën e tyre do ta vazhdojnë në SHBA, me këto fjalë fillon shkrimin e tij politikologu Dritan Abazoviq duke nënvizuar një ndër shumë probleme me të cilët ballafaqohen shqiptaret në Mal të Zi.

Zërat politike se ne jemi një pakicë e integruar dhe se kemi të drejta solide me të cilat duhet të jemi të kënaqur thuhen me qëllim që ne në të ardhmen të kemi aktivitet më të vogël në drejtim të kërkesave reale të qytetareve tonë.

Trendi i braktisjes së vendit nga ana e qytetareve të nacionalitetit shqiptar është akoma aktual edhe pse dikush mund të thotë që është më i vogël për shkak të krizës globale. Një përfundim logjik nga kjo është se nëse kriza do të vazhdojë në vendet e zhvilluara atherë edhe qytetaret tonë do rrinë në vendin e tyre.

Shumë pak mendojnë se këtu pas disa viteve me angazhim të sinqertë të shtetit do të krijohen kushtet e tilla që njerëzit të mos kërkojnë realizimin e ëndrrave të tyre jashta vendit.

Deri sa politikanët flasim shumë për integrime dhe multikulturë, numri i shqiptareve të punësuar në organet shtetërore është shumë, shumë i vogël për të mos thënë qesharak. Shumë institucione shtetërore nuk kanë të punësuar qoftë edhe një shqiptar, as dhe si portier. Shqiptarë nuk ka as edhe në sekretariatin e qeverisë së Malit të Zi, në shërbimet e kryetarit të shtetit apo edhe në Agjencionin për mbrojtjen e mjedisit.

Problem tjetër është, duhet pranuar, se në mesin e subjekteve politike shqiptare të cilët janë shumë, nuk ekziston kurrfarë strategjie  apo minimum të kërkesave të përbashkëta me të cilat duhet të paraqiten para organeve shtetërore. Dhe në një situatë të tillë, çdo avancim politik apo edhe arritje e të drejtave të shqiptareve varet nga afërsia që ato kanë me koalicionin qeverisës PDS – PSD dhe nga mëshira e tyre.

Në këtë mënyrë është e qartë shqiptaret për pozitë më të mirë në Mal të Zi duhet të presin edhe pak, dhe deri atherë nga disa adresa do të dëgjohen pakënaqësitë duke kërkuar ato çka i’u takojnë. Me nacionalizëm nga një herë mbulojmë paaftësinë tonë por duhet të jemi të vetëdijshëm se situata ekonomike është e njëjtë për të gjithë popujt që jetojnë në Mal të Zi. Prandaj e pranoj – të gjithë ndajmë fatin e njëjtë, përfundon shkrimin e tij Dritan Abazoviqi. /Ulqini Online/

YouTube Preview Image
1