Edona Llalloshi së shpejti me dy këngë të reja

December 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Edhe pse e angazhuar rreth rritjes së vajzës, Edona parapëlqen t’iu mbetet besnike adhuruesve të saj, ajo tani ka nisur punë edhe për dy këngë të reja të cilat do t’i lansojë gjatë programeve të Vitit të Ri.

“Kam planifikuar që adhuruesve të mi t’iu sjell edhe disa projekte të reja për festat e fundvitit. Njëra këngë do të shoqërohet edhe me videoklip, të cilin do ta përgatis me produksionin “EMF Creativ”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Edona në këto këngë është duke bashkëpunuar me Shpetën dhe shpreson që adhuruesit e saj t’i pëlqejnë këto këngë.

ZËRI
YouTube Preview Image