Pse organizatori nuk e la Seldin të këndojë në Malmo?

December 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Një nga organizatorët e njohur të diasporës kishte organizuar dy mbrëmje madhështore në Malmo të Suedisë. Por, mësuam se Samiri, siç quhet organizatori, ka menduar që në këtë mbrëmje të kishte disa yje, siç ishte Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Gold Ag, por edhe Seldi.

Këtu Seldi ka qenë pa Sinan Hoxhën dhe si duket këtij të fundit i ka ardhur keq. Por, në fakt organizatori, që është një mik shumë i mirë i të gjithë artistëve dhe aq më tepër i Sinan Hoxhës, nuk ka dashur të bëjë askënd armik dhe nuk ka lejuar që Seldi të këndojë në mbrëmjen e dytë.

Kjo ka ndodhur edhe për arsye se këngëtari nga Tirana nuk ka dashur të ndahet, pasi ai ka disa duete me Seldin. Por, ndodhin nganjëherë edhe keqkuptimet, ndërsa mësuam se organizatori me punën e tij serioze i çmon shumë dhe ka bashkëpunim të ngushtë me këta artistë.

(M.GJ/Kosova Sot)
YouTube Preview Image