Milazim Mustafa: Ulqini don të menaxhojë të mirat e saja

December 11, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Nesër kuvendi i Ulqinit
Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Milazim Mustafa ka thirrur për të hënën në ora 12 seancën e tretë të sesionit të dytë të rregullt mbledhjen e kuvendit me vetëm një pikë të rendit të ditës, Miratimi i konkluzioneve në lidhje me projektligjin për të mirat detare.
Kuvendi do të obligojë përfaqsuesit e ekzekutivit të përgadisë dhe formulojë vërejtjet konkrete në tekstin e propozuar të projektligjit për të mirat detare. Vërejtjet duhet të kenë të bëjnë me definimin e termit të mirat detare, përcaktimi i zonës së të mirave detare, regjimi i pronësisë. Propozuesi i Projektligjit për Menaxhimin e të mirave detare beson se zbatimi i ligjit në fuqi që nga miratimi i tij të 1992 deri më sot, ka pasur një ndikim negativ në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të komunës së Ulqinit, shkruan Dan.
Si pasojë e veprimeve të tilla deri tani ka shkaktuar që kufijtë e të mirave detare në disa pjesë të komunës së Ulqinit të arrijnë në më shumë se dy kilometra nga bregdeti. Ajo përfshinë edhe pjesë të cilët nga natyra dhe qëllimi nuk i përkain aspak zonës detare, zona të tilla si psh. tokë bujqësore, ullishte dhe brigjet e lumit Buna. Kjo zonë momentalisht është 33 milionë metra katrorë, duke përbërë 13 për qind të territorit të përgjithshëm të komunës. Në këtë mënyrë, komunës së Ulqinit i mohohen të drejtat kushtetuese dhe ligjore në këtë territor për të kryer funksionin e saj themelor: sjellja e planeve hapësinore dhe urbanistike, planet dhe programet e zhvillimit, i pamundsohet për të menaxhuar dhe të disponojë pasurinë lokale dhe të mbledhë të ardhurat prej saj dhe ato fonde të drejtohen zhvillim,gjë që është në kundërshtim me parimet evropiane të decentralizimit të qeverisjes, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e bërë. /Ulqini Online/
http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv

 

9