Për shkaqe shëndetësore, shtyhet vizita e kryeministrit shqiptar në Malit të Zi

December 12, 2011   | Anketë / Anketa

Kreu i Qeverisė sė Shqipėrisė Sali Berisha, në krye të një delegacioni shqiptar, të martën zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë të cilës do të takohet me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve si dhe do ta vizitojë komunën e Ulqinit.  Zyra e shtypit e të kryeministrit bëri të ditur se,Sali Berisha do ketë takim së bashku me homologun e tij, presidentin malazez, Filip Vujanoviq, do të takohet me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi ,Ranko Krovokapiq,dhe po ashtu do të zhvillohen edhe bisedime bilaterale me homologut malazias Igor Lukshiq. Burime bëjnë të ditur se Sali Berisha do të ketë takime me  liderët e  partive parlamentare shqiptare.Kreu i Qeverisė sė Shqipërisë Sali Berisha, në krye të një delegacioni shqiptar, të martën zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë të cilës do të takohet me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve si dhe do ta vizitojë komunën e Ulqinit.
Zyra e shtypit e të kryeministrit bëri të ditur se,Sali Berisha do ketë takim së bashku me presidentin malazez, Filip Vujanoviq, do të takohet me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi ,Ranko Krovokapiq,dhe po ashtu do të zhvillohen edhe bisedime bilaterale me homologut malazias Igor Lukshiq. Burime bëjnë të ditur se Sali Berisha do të ketë takime me  liderët e  partive parlamentare shqiptare.

Lajme nga Ulqini

 

Berisha anulon vizitën në Podgoricë, shkak gjendja shëndetësore

Kryeministri Berisha ka anuluar vizitën zyrtare në Malin e Zi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi bëheti i ditur nga zyra e shtypit e kryeministrisë e cila thekson se vizita e shefit të qeverisë në Malin e Zi është anuluar për arsye shëndetësore.

Në axhendën e kryeministrit Berisha ishte planifikuar ditën e sotme një vizitë në shtetin fqinj ku shefi i qeverisë shqiptare do të takohej me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.

Ai do të takohej me homologun e tij Igor Lukshiç, presidentin malazez, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç. Gjithashtu kryeministri Berisha do të nënshkruante marrëveshje për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti.

Ndërkohë ditën e djeshme pas një axhende të ngjeshur ditore kryeministri Berisha pësoi gjendje dobësie ndërsa po përfundonte fjalimin në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të PD-së. (INA)


YouTube Preview Image
7