Shoqata “Kalaja” kërkon përfundimin e objektit në Qytetin e Vjetër

December 12, 2011   | Shtypi / Mediji

Para shumë viteve në pjesën e poshtme të qytetit të vjetër të Ulqinit filluan punimet në një objekt i cili në masë të madhe ndryshon pamjen e një prej monumenteve të gjalla kulturore të qytetit por edhe më gjërë. E keqja nuk përfundon këtu, pasi edhe punimet për përfundimin e tij objekti janë ndërprerë, çka i jep një pamje edhe më të shëmtuar simbolit të qytetit të Ulqinit.

Ndërtimi i çfardo objekti të ri brenda apo edhe përreth kalasë së qytetit do të duhej që të ishte e ndaluar në mënyrë që të mos humbas vlera e madhe historike dhe kulturore që ajo ka. Kohë pas kohe në qytetin e Ulqinit janë ndëgjuar zëra dhe kërkesa që qyteti i vjetër të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-së por që deri tani nuk kanë dhënë rezultate.

Shoqata e miqëve të qytetit të vjetër ‘’Kalaja’’ në lidhje me problematikën e objektit që është duke u ndërtuar ka apeluar kohë më parë te kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu që të ndikojë tek institucionet përkatëse shtetrore që objekti i papërfunduar të përfundojë sa më parë, shkruan Dan.
“Objekti dhe kompleksi hotelier që është duke u ndërtuar në Qytetin e Vjetër, në gjendjen si janë tani, e prishin pamjen dhe vlerën e qytetit të vjetër si një monument kulture të kategorisë së parë.

Unë dua të shpresoj dhe besoj se ajo do të duket më mirë dhe se zotërinjtë që ndërtojnë do të arrijnë ta përshtasin me ambientin. Unë besoj se projektuesit, që i kanë dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e një objekti të tillë, dinë se çfarë kanë bërë. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj autoriteteve kompetente për të lejuar përfundimin e objektit”, ka thënë kryetari i shoqatës Ismet Karamanaga. /Ulqini Online/


http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv

1