Taekwondo Ulqini në dy turnamente,Karamanaga e artë,Kanaqi e argjendë

December 12, 2011   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Gjatë këtij vikendi me datë 10-11.12.2011 klubi i taekowndo-së Ulqini mori pjesë në dy turnamente ndërkombëtare. Në Serbi u mbajtë turneu ndërkombëtar   “Serbia open poomsae 2011” ndërsa në France u mbajt turneu i katekoris superiore të klasit A “Paris Open 2011”.   Klubi i taekwondo-së Ulqini në turneun  ndërkombëtar  “Serbia open” u parqitë me dy garuese Ardiana Karamanaga dhe Medina Kanaqi. Garueset nga Ulqini të sukseshme në turneun “Serbia open” ku Ardiana Karamanaga  në një konkorrencë të fortë arrin të fitojë vendin e parë gjegjësisht medaljen e artë,  ndërsa garuesja Medina Kanaqi  fiton vendin e dytë e cila shpërblehet me medalje të argjendë.  Në këtë turne u paraqiten 14 shtete me afro 400 garues.

Ndërsa në turneun ndërkombëtar në Francë “Paris open” nga klubi i Tkd-së Ulqini u paraqit garuesi  Mersudin Kurti.  Në këtë turne Mersudini u paraqit me përfaqësuesen e Malit të Zi, në një konkurrencë prej 63 garuesve në kategori Mersudini pëson humbje ne xhiron e parë nga përfaqsuesi i Rusisë.  Në këtë turne u paraqiten mbi 30 shtete me  1100 garues. Sidoqoftë Mersusdinit u urojmë suksese në të ardhmen njëherit gjatë vitin 2011 Mersudini pati një rezulatt të artë ku prej 13 turnamenteve ai ka një bilanc prej 12 medalje të arta dhe vetëm një të argjendë, prej tyre katër medalje janë vendore dhe nëntë medalje ndërkombëtare.  Falenderojmë të gjithë spornsorët që kontribuan për klubin tonë.

Shërbimi informativ i Tkd-së Ulqini


YouTube Preview Image