Berisha pret ministrin e punëve të jashtme të Malit të Zi, zotin Milan Roćen

December 15, 2011   | Shtypi / Mediji

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotin Milan Roćen, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ministerialit të A-5.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i bëri më dije ministrit Roćen se pret me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik, në Mal të Zi, e cila ishte planifikuar të zhvillohej një ditë më parë.

Ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian z. Milan Roćen e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Ai i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit z. Igor Lukšić, Presidentit z. Filip Vujanović, si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë, një vizitë kjo e cila do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive.

Keshilli i Ministrave AL