Vërejtjet në projekt Ligjin për të Mirat Detare – Voto

December 17, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në pajtim me dispozitat e nenit 121 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fl. zyr. RMZ, 42/2003, 28/ 2004, 13/2006 dhe “Fl. zyr. MZ”, nr. 88/2009 dhe 3/2010) dhe dispozitave të nenit 42, paragrafi 1, pika 44, 83, paragrafi 1, pika 15 të Statutit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ” – dispozitat e komunës, 5/2007, 9/2009 dhe 16/2011), pastaj në pajtim me përfundimet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit që ka miratuar në mbledhjen e 12. 12. 2011 e duke u nisur nga nevojat e Komunës së Ulqinit, si subjekt i interesuar shprehë qëndrimin e vet në lidhje me Projekt Ligjin e propozuar për të Mirat detare, si dhe nisur nga obligimi që del nga përfundimet e KK së Ulqinit të miratuara njëzëri, me datën 12. 12. 2011, paraqes,

 

VËREJTJET
NË PROJEKT LIGJIN PËR TË MIRAT DETARE

1. Në nenin 2, par. 2 është paraparë që “Të mirat detare, sipas ligjit, konsiderohen edhe brigjet e ujit të lumit Buna në territorin e Kepit të Malit”.

Propozojmë që par. 2 i nenit 2 të fshihet.

2. Në nenin 3, par. 1 është paraparë që të mirat detare të përfshijnë rripin e tokës i cili është i gjerë 6 metra, duke llogaritur nga vija e bregut.

Propozojmë ndryshimin e paragrafit 1të nenit 3 në atë mënyrë që përfshirja me të mirat detare të caktohet rripi i tokës së bregut të detit në mënyrë rigoroze më së shumti 6 metra nga bregdeti.

3. Propozojmë që në nenin 3 të shtohet një paragraf i ri me të cilin do të parashikohej mundësia që me kërkesë të vetëqeverisjes lokale të caktohet gjerësia e bregdetit edhe më shumë se gjerësia 6 metra.

4. Propozojmë që paragrafët 4 dhe 5 të Projektit, të cilët definojnë që të mirat detare përfshijnë rripin e tokës të lumit Buna të fshihen.

5. Propozojmë që të plotësohet neni 4 në atë mënyrë që pas fjalëve Mali i Zi të shtohen fjalët “me marrjen paraprake të pëlqimit të Kuvendit të vetëqeverisjes lokale”.

6. Propozojmë që neni 5, paragrafi 1 të ndryshohet dhe të bëhet: të mirat detare, si të mira me interes të përgjithshëm është gjë me të cilën nuk mund të bëhet tregti mbi të cilën askush nuk mund të fitojë të drejtë pronësie me asnjë arsye.

7. Në nenin 12, paragrafi 2 në vend të numrit shtatë të shkruhet numri njëmbëdhjetë.

Në nenin 12, paragrafi 3, pika 1 të ndryshohet dhe të parashikohet që secila vetëqeverisje lokale bregdetare të propozojë anëtarin e vet në Këshillin e Agjencisë – gjashtë anëtarë.

8. Në nenin 14, paragrafi 1, alineja 3 të fshihen fjalët: në kryerjen e punëve që kanë lidhje me shfrytëzimin dhe mbrojtjen e të mirave detare.

9. Në nenin 42, paragrafi 1 fshihen fjalët: pa pëlqimin e Agjencisë.

10. Në nenin 48, paragrafi 1, pas fjalëve Ministria të shtohen fjalët: dhe organi kompetent i administratës lokale për pjesën e të mirave detare që gjendet në vëllimin e territorit të vetëqeverisjes lokale përkatëse.

ARSYETIM

Versioni i punës i tekstit në procedurën përgatitore të Projekt Ligjit për të mirat detare, Komunës së Ulqinit nuk i është dorëzuar, ashtu siç e parashihet me dispozitat e nenit 122 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale që është: “organet e administratës shtetërore janë të detyruar, në procedurën përgatitore të ligjeve dhe dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme me të cilët rregullohen pozita, të drejtat dhe obligimet e vetëqeverisjes lokale, projektet, përkatësisht propozim ligjet dhe aktet e tjerë t’i dorëzohen komunës në deklarim.

Afati për deklarim nuk mund të jetë më i shkurtër se 15 ditë nga dita e dorëzimit të aktit nga paragrafi 1 i këtij neni”.

Zbatimi i Ligjit në fuqi për të mirat detare, prej miratimit të tij në vitin 1992 deri sot, ka pasur ndikime negative në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, social dhe shoqëror të Komunës së Ulqinit. Dispozitat jo precize, të pasakta dhe të aplikuara gabimisht të atij Ligji. Posaçërisht atyre që caktojnë zonën e përfshirjes dhe caktimit të kufirit të të Mirave detare, kanë krijuar hapësirë për procedimin arbitrar dhe selektiv me rastin e situatave identike reale në terren. Si pasojë e një procedimi të tillë ka ardhur deri tek situatat që kufiri i të mirave detare të përfshijë zona, të cilat në disa pjesë të territorit të Komunës së Ulqinit të shtrihen edhe mbi 2 km largësi nga bregdeti, përkatësisht të përfshijë 33 milion m², gjë që përbën gati 13 % të territorit të përgjithshëm të Komunës. Në atë mënyrë Komunës së Ulqinit i është mohuar e drejta kushtetuese dhe ligjore që në atë territor të ushtrojë funksionet e veta burimore – të sjellë planet hapësinore e urbanistike, planet dhe programet zhvillimore, i pamundësohet që të administrojë dhe disponojë me pasurinë lokale dhe të mbledhë të ardhura prej saj dhe ato mjete t’i orientojë në zhvillim. Aplikimi i tillë i Ligjit si pasojë ka shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, kur kemi parasysh që ky ligj në aplikimin e tij nuk prodhon veprime të njëjta juridike për qytetarët e Ulqinit në raport me qytetarët e komunave të tjera në bregdetin e Malit të Zi. Qasja jashtëzakonisht e centralizuar e administrimit ka shkaktuar përjashtimin e vetëqeverisjes lokale nga procesi i vendimmarrjes, mbledhjes së të ardhurave dhe administrimi i të Mirave detare gjë që është në kundërshtim me principet evropiane të decentralizimit të pushtetit.

Vlerësojmë qe ky Projekt Ligj për te mirat detare ne mënyrën qe propozohet nuk zgjidh mangësitë qe ka pasur ligji i mëparshëm.

Ligji i ri me qasjen , konceptin dhe modelin e rregullimit te pyetjeve te mirave detare është tërësisht identik me ligjin ekzistues. Dispozitat fillestare dhe themelore qe i përkasin definimit te nocionit te mira detare , vërtetimit te kufirit , respektivisht zonës se përfshirjes dhe rrëgjimit pronësor kane mbetur te njëjte , si ne ligjin para 20 vitesh, ndërmjet këtyre dy ligjeve nuk ekzistojnë ndryshime te mëdha.

Dispozitat nenet 2,3,4 dhe 5 ne projekt, me te cilat definohet nocioni te mirat detare , kufiri i tyre , natyra juridike dhe rrëgjimi pronësor janë identike ose shume te ngjashme me formulimet e ligjit ne fuqi e kjo te çon ne përfundim për ambiciet e propozuesit qe kufiri i te mirave detare i vërtetuar ne baze te ligjit te tanishëm dhe Planit hapësinor me dedikim te veçante për te mirat detare te mbesin te pandryshuar , respektivisht qe zona e përfshirjes se te mirave detare ne toke te mbese e njëjte si tani.

Mosdefinimi preciz i linjës se te mirave detare dhe kufiri i rripit tokësore te bregut te detit , përfshirja e bregut te Lumit Buna ne zonën e te mirave detare, për faktin qe ne te tere komunat e tjera parashihet qe vetëm gruka e lumit, paraqet zonën e te mirave detare , cfare është ne pajtueshmëri me dokumentet ndërkombëtare –Konventa e Barcelones , janë vetëm disa nga mangësitë e projekt ligjit te propozuar , me te cilat Komuna e Ulqinit dhe qytetaret e saj vihen ne pozite jo te barabarte ne krahasim me te tere komunat sepse resurset me te rëndësishme i merren nga administrimi , me cgje ai nuk plotëson kushtin themelor te secilit ligj aplikimi i te cilit prodhon pasoja te njëjta juridike për te gjithë qytetaret dhe institucionet ne te cilat ai aplikohet.

Vërejtjet qe i kemi dhëne ne projekt ligj janë dhëne me qellim te sigurimit te aplikimit te njëjte te këtij ligji ne te tere komunat dhe qytetaret e tyre dhe te mënjanohen ata mangësi qe ne praktike janë vërtetuar gjate aplikimit te ligjit ne fuqi për te mirat detare.

Theksojmë qe miratimi i ligjit te tille ne tekstin qe propozohet paraqet hap mbrapa për Malin e Zi i cili gjendet një hap nga fillimi i bisedimeve me BE për anëtarësim.

Mare parasysh qe një ligj i tille vështire se do te kalonte dhe vërtetimin e pajtushmerise me kartën evropiane për administrimin lokal –jovetem për shkak te dispozitës , nenit 4 pika 3 qe thotë qe punët publike sipas rregullit bëhen nga ana e atij pushteti qe i është me afër qytetareve , por edhe për nenin 5 qe flet për mbrojtjen e kufirit njësisë lokale .

Ne Ulqin 15 dhjetor 2011

Kryetari Komunës së Ulqinit
Nazif Cungu

Bashkëngjitur, përfundimet e Kuvendit te Ulqinit nga mbledhja e mbajtur me 12.12.2011.

3