Afërdita Dreshaj gati klipi i ri

December 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kur Afërdita Dreshaj, u bë zyrtarisht përfaqësuesja e Kosovës në kompeticionin e bukurisë “Miss World”, vëmendja e publikut u shkëput nga angazhimet e saj si këngëtare.

Por, mesa duket Afërdita do të vazhdojë të merret me muzikë po aq intensivisht sa merret edhe me modeling apo konkurse bukurie. Jo më vonë se këtë javë, ajo pret të lançojë hitin e saj më të ri “Komplikimi”.

Ndërsa hiti nuk është publikuar ende, kënga nuk është fare e padëgjuar për publikun. Në fakt, para pak kohësh Afërdita Dreshaj e prezantoi këngën për publikun e saj në RTK21, një televizion në Kosovë. Klipi është realizuar nga “Max production” dhe pritet të publikohet në BBF televizion.

Bluetooth
YouTube Preview Image