Noisy rrëfen historinë me vajzën kosovare – Video

December 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këto ditë një intervistë e një vajze të panjohur ka lëkundur disi imazhin e reperit shqiptar! Edita Abazi quhet vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Noisyn, marrëdhënie si pasojë e së cilës ajo ka mbetur shtatzënë!

Sidoqoftë, intervista e vajzës ka disa pika të dobëta! Ajo ngulmon që ka pasur një lidhje, por edhe vetë pranon që Noisy as nuk ia premtoi një gjë të tillë dhe as nuk e la të kuptohet!

Gjatë deklaratës së saj vajza tha se kjo lidhje ka ndodhur gjatë verës, por fetusi që ajo abortoi ishte ngjizur para 8 javësh! Përjashto rastin kur vajza konsideron verë tetorin!

20-vjeçarja që pretendon të jetë detyruar të abortojë për shkak të neglizhencës së Noisyt rrëfen që i ka të gjitha dokumentet në rast përballjesh ligjore! Noisy është baba i një vajze të vogël nga një lidhje e hershme e tij!

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku dha versionin e tij.

“Vajzën e kam njohur me anë të internetit, në Facebook. Aty nisi gjithçka. Më komplimentonte me anë të mesazheve dhe një ditë i shkrova që ndodhesha në Prishtinë dhe më tha që donte të më takonte. I thashë ku ndodhesha dhe për 10 minuta erdhi në hotelin ku isha me shokët. Të nesërmen ika nga Kosova dhe mes nesh nuk ndodhi asgjë”, tregon Noisy.

“Më pas ajo po shkonte në Suedi për një set fotografik dhe kërkoi të më takonte, sepse e dinte që unë ndodhesha aty, por sërish nuk u takuam. I jam shmangur disa herë sepse nuk më pëlqeu mënyra se si erdhi e më takoi te dhoma e hotelit ku isha me shokët. Më iku interesi për atë femër”, shtoi Noisy.

Ai pranoi se mes tij dhe vajzës ka pasur marrëdhënie, por është i bindur se vajza nuk ka mbetur shtatzënë: “Kam pasur marrëdhënie, por nuk ka mundësi të ketë mbetur shtatzënë. Ajo bënte presion se do më prishte karrierën me këtë histori, por unë kisha hallin e familjes sime sepse atë që kam ndërtuar në muzikë nuk e shkatërron dot. Ajo është thjesht një vajzë e fiksuar pas një djali”, përfundoi tregimin e tij Noisy.

Top Channel
YouTube Preview Image