Rozi rikthehet në duet me Ramadan Krasniqin

December 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

Suksesi i vjetshëm i “Valsit të lumturisë” ka bërë të rikthehen në një bashkëpunim tjetër çiftin Rozana Radi-Ramadan Krasniqi. Mësohet se kënga është ende duke u punuar në studion e kompozitorit Adrian Hila.

Bëhet fjalë për një këngë ku vija melodike do të jetë një motiv popullor. Duke marrë në konsideratë se Krasniqi është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore nga Kosova, besohet se kënga do të kthehet një ndër hitet e sezonit dimëror.

Ndërkaq edhe Rozana Radi, është një ndër këngëtaret e cila ka sjellë të ripërpunuara këngë të muzikës popullore duke i rikthyer në vëmendjen e publikut e duke i shndërruar në hite.

Bluetooth
YouTube Preview Image