Kriporja u ble për 800 000€, shitet për 257 milion euro

December 19, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Administrata e falimentimit e kripores “Bajo Sekuliq”, me të cilën drejton Eurofond nga Podgoricë me pronar  biznesmenin Veselin Baroviq, ka shpallur një ankand publik për shitjen e aseteve të ndërmarrjes së kësaj kompanie nga Ulqini me  çmim fillestar prej 257.800.000 €.

Asetet përfshijnë pasuritë e patundshme në komunën e Ulqinit, të përbërë nga toka, objekte, ndërtesa industriale, ndërtesat tregtare në ekonomi, objekte elektroenergjetike, tubacione dhe kanale, pajisje teknologjike, pajisje transporti dhe pajisje për zyrë, shkruan Dan.

Baroviq bleu aksionet e kripores për 800.000 €, dhe pastaj, duke e çuar atë në falimentim për shkak të  një borxh prej 13.000 euro dhe humbjes me qëllim të licencës, ai u bë pronar i 15 milionë metra katrorë tokë pranë detit në brendësi të Plazhit të madh. Kur ai e mori kriporen, çmimi ishte 30 cent për meter katror, dhe pastsj kur në planin hapësinor u riemërua në zona industriale dhe për ndërtim, kostoja e metrit katror shkoi deri në 100 euro.

Qytetarët e interesuar dhe kompanitë duhet të paraqesin ofertat deri me 16 janar. /Ulqini Online/

Lexo më shumë << Ulqini-Online >>


9