Sukses i Taekwondo-së Ulqini në Beograd

December 19, 2011   | Ngjarjet - Events, Sporti / Sport

U mbajtë kampionati Ballkanit në sportin olimpik të Taekwondo-së për të gjitha kategoritë si dhe kampionati për forma

Garuesit e taekwondo-së Ulqini me suksesë  e përfaqësuan Malin e Zi në kampionatin Ballkanit i cili u mbajtë gjatë këtij vikendi me datë 17-18.12.2011 në Beograd. Dymbëdhjetë  medalje për përfaqësuesen e Malit të Zi në kampionatin ballkanit prej tyre  shtatë medalje u takuan garuesve të klubit të taekwondo-së Ulqini.  Në kampionatin Ballkanit u paraqiten 8 shtete me 380 garuesë, në mesin e tyre udhëtojë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi e udhëhequr nga kryetrajneri i tkd-së Ulqini njëherit dhe selektor i Malit të Zi për kategorin e kadetëve dhe juniorëve. Kampionati u mbajtë në dy diciplina në dyluftim (kyorugi) dhe forma (poomsae).   Përfaqësuesja e Malit të Zi udhëtoj me 17 garuesë prej tyre 8 garuesë ishin  nga klubi i taekwondo-së Ulqini . Garuesit nga Ulqini që përfaqësuan Malin e Zi ishin: Në diciplinën e dyluftimit, Mersudin Kurti, Artan Fici, Ardiana Karamanaga dhe Nuri Kanaqi, ndërsa në diciplinën e Formave, Fikret Dushku dhe Medina Kanaqi.

Suksesi për Malin e Zi ishte gjithsejtë 12 medalje, prej tyre 2 të argjendëta dhe 10 të bronzëta.

Në diciplinën e dyluftimit  të sukshëm  nga taekwondo Ulqini ishin këto garues.

Sulejman Murati  nënkampion i Ballkanit i cili kurorzohet me medalje të argjendë. Sulejman Murati pati një paraqitje të mirë i cili fiton tre ndeshje mirpo në finale për shkakë të lendimit në dorë mjeku ndërpren garën kështu që finalja u deshtë që të dorzohet.

Me mdalje të bronzit nga taekwondo Ulqini u kurozuan këto garuesë:

Ardiana Karamanaga, Nuri Kanaqi, Mersudin Kurti, Artan Fici.

Ndërsa në diciplinën e Formave nga Ulqini Malin e Zi e përfaqsuan dy garues:

Kryetrajneri i Tkd-së Ulqini Fikret Dushku dhe Medina Kanaqi të cilët u kurorzuan me medalje të bronzit.

Selektori i Malit të Zi Fikret Dushku njëherit dhe garues në diciplinën e formave shprehet: Kampionati Ballkanit ka një randësi për garuesit tanë si dhe për përfaqsuesen e Malit të Zi. Ne japëm maksimumin tonë dhe arritën gjithsejt  12 medalje, më i sukseshmi ishte garuesi Sulejman Murati me tre luftëra të fituara mirpo për fat të keq në finale duhej të ndërpritet ndeshja për shkat të një lendimi të pësuar në dorë. U munduam që të kemi një paraqitje sa më të mirë, mendojë se kemi bërë një zgjidhje të mirë dhe jemi të kënaqur me rezultatin e arritur, shpresojmë që t ëardhmen ti ngrisim edhe më lartë këto rezultate, i falenderojë të gjithë sponsorët për kontributin e dhënë.

 

Shërbimi informativ i Tkd-së Ulqini


YouTube Preview Image