Hana Cakuli – Je suis malade,LIVE ne Teatrin e RTV KLAN

December 20, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nata franceze sjell hitet e dashurise ne TV Klan
Superspektakli “Kenget e Shekullit” shenoi nje tjeter sukses te jashtezakonshem mbremjen e se shtunes ne Teatrin e Televizionit Klan. Kesaj here show muzikor ndali udhetimin tek perlat e muzikes franceze. Artistet me te suksesshem shqiptare sollen me profesionalizem, por edhe me shume pasion muziken me te zgjedhur dhe te dashur te nje shekulli, moderne dhe tradicionale, te cilat shpesh here u shoqeruan edhe nga publiku qe kishte mbushur shkallet e Teatrit Klan.

Kengetarja  e mirenjohur shqiptare nga Ulqini, te cilet thuajse eshte  pjese e perhershme e keti spektakli kaq prestigjioz, tek Kenget e Shekullit 2011 në televizionin kombëtar shqiptar TV Klan.

Si cdo te shtune kane qene kengetaret qe merrnin pjese per here te pare dhe kete jave ishin Kujtim Prodani, Hana Cakuli dhe Marsida Saraci, te cilet iu bashkengjiten armates se kengetareve te super pektaklit “Kenget e Shekullit”.

Hana Cakuli u shpreh: Eshte nje nder shume i madh per mua qe jam pjesemarrese ne nje spektakel te nje formati te tille, dhe kaq te ndjekur nga te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

Hana Cakuli në këtë spektakël u paraqit me interpretimin e kenges  Je suis malade.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

4