KK “Ulqini”kater medalje te arta ne kampionatin e Elbasanit

December 20, 2011   | Sporti / Sport

KLUBI I KARATESË “ULQINI” MORI PJESË NË TURNEUN E XI TË KARATESË “ELBASANI OPEN 2011” KATËR MEDALJE TË ARTA

Të hënën, më 19 dhjetor 2011 në Elbasan, Shqipëri, u mbajt Turneu i 11-të i karatesë “Elbasani Open 2011”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe ne nga Ulqini. Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 3 garues, të cilët u kurorëzuan me gjithsej 5 medalje: 4 të arta dhe 1 të argjendtë. Në disiplinat individuale (kata dhe luftëra) me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Antigona Rama dhe Sretena Gjuriq, kurse me një të argjendtë u kurorëzua Dardan Ceka. Udhëheqësia më e lartë e klubit shprehet e kënaqur me rezultatet e arrituara, si në këtë, ashtu edhe në çdo garë që marrin pjesë garuesit e tyre. Së shpejti na pret dhe kampionati i Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj -18 vjet, ku dhe shpresojmë që përsëri do të arrijmë rezultate të mira dhe ta përfundojmë sezonin e parë të garave me sukses të shkëlqyer. Pasi që përkrahja është shumë e vogël, përsëri apelojnë te të gjithë që t’i ndihmojnë këta të rinj, të cilët vazhdimisht në vend dhe jashtë vendit po na përfaqësojnë me dinjitet, duke qenë gjithmonë më të mirët.

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”