Dritan Abazi fitues i shpërblimit “Busulla e sigurt” 2011

December 21, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Dritan Abazi analist politik nga Ulqini,politolog,magjistër,anëtar i organizatës të shoqërisë civile Forum 2010, është fitues I shpërblimit ,,Busulla e sigurt ,, të cilën e ka organizuar OJQ ,,Alfa Qendra,, në Podgoricë.

Këtë shpërblim e kanë fituar asociacioni i të rinjve evro-atlantikë , Fakulteti për studimet shtetërore dhe evropiane dhe Ambasada e SHBA në Podgoricë. Fitues të këtij shpërblimi janë edhe politikologu Dritan Abazoviq , Daliborka Pejoviq dhe Magazini i ministrisë së mbrojtjes “Partener”.

Dritan Abazi është ulqinak, i lindur më 25 dhjetor 1985. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin, vijoi studimet në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, ku merr titullin politolog i diplomuar. Është shpallur studenti më i mirë i asaj gjenerate, shpërblehet me çmimet më të larta të Universitetit ‘Shenjën e artë’ dhe ‘Kartën e artë’. Gjatë studimeve ishte i angazhuar si asistent dhe demonstrues. Mbas kthimit në Mal të Zi, regjistron studimet e magjistraturës në Fakultetin e shkencave politike në Podgoricë, dega Marrëdhëniet ndërkombëtare, ku edhe magjistroi (tema ‘Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale’). Që prej shkollës së mesme angazhohet në organizata të shoqërisë civile, prej të cilave veçohen Komiteti malazez i Helsinkit për të dhe Horizonti i ri. Ka marrë pjesë në seminare dhe konfe-renca ven-dore e ndër- drejtat e njeriut kombëtare. Gjatë vitit 2009, në Universitetin e Oslos ka ndjekur kursin për hulumtimin e paqes.

Foto nga OJQ “Alfa Qendra” Facebook

Lajme nga Ulqini

6