Malësia proteston për flamur – Protestën e përkrahin faktorët politik

December 22, 2011   | Rajoni / Region

Forumi Demokratik për Integrim i shqiptarëve në Mal të Zi ka paralajmërur një protestë paqësore me 28 dhjetor në ora 14 në qendër të Tuzit, për shkak të pakënaqësisë me gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të shqiptareve në Mal të Zi.

“Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim feje, krahine, bindjesh politike, që të ngrisim zërin të gjithë së bashku në datën 28 dhjetor, që të marrim atë çfarë na takon; të fitojmë të drejtën në vetëqeverisje lokale – Komunën e Plotë të Malësisë, të vendosim ne për fatin tonë; të zhvillojmë sektorin ekonomik i cili është po aq i dëshirueshëm për qytetarët dhe i domosdoshëm, të mbrojmë simbolet tona kombëtare, të mbrojmë resurset nga plaçkitjet siç janë: toka në Vuksanlekaj, vreshtaria, toka në Milesh, toka në Dhe të Zi, Valdanosi, Kriporja në Ulqin si e vetmja në të gjithë Malin e Zi, të mbrojmë të drejtat e punëmarrësve, etj. Nuk mund të ketë shtet demokratik, nëse në gurthemelin e tij, nuk qëndrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thuhet në shkrimin e disa ditëvë më parë të kryetarit të këtij forumi Anton Lulgjuraj.

Lexo më shumë << Ulqini-Online >>

Protesta e paralajmëruar ka hasur edhe në përkrahje të faktorëve të rëndësishëm politik që veprojnë në KU të Tuzit.
“Cili do që organizon protest për përdorimin e simbloeve nacionale dhe rreth fitimit të drejtave në qeverisje lokale e ndiej si një detyrim moral që të jem prezent aty“, thotë këshilltari i LD në MZ në kuvendin e komunës së urbane të Tuzit Nikollë Camaj.

Edhe këshilltari i Iniciativës Qytetare në kuvendin e KU të Tuzit Smail Çunmulaj përkrah protestën paqësore.
“Nëse protesta do të organizohet në mënyrë demokratike, do ta mbështes dhe do marrë pjesë si qytetarë i Malësisë“, ka thënë Çunmulaj, shkruan Dan.

Poashtu përkrahje për protestën e paralajmëruar në mënyrë indirekte ka dhënë edhe Kolë Lulgjuraj, këshilltar i PPS në kuvendit e Podgoricës duke thënë se akoma nuk është vendosur në nivel partiak se a do jenë prezent në protestë dhe a do e mbështesin.
“Flamuri i Malit të Zi duhet të respektohet, por edhe flamujt e pakicave kombëtare. Në vendet ku popujt pakicë janë në shumicë duhet që përveç flamurit malazias të lejohet edhe ai shqiptar dhe të tjerë. PPS akoma nuk ka vendosur se a do marrim pjesë në protestë dhe a do e mbështesim“, ka thënë Lulgjuraj. /Ulqini Online/