Shkarkohet nga detyra drejtori i OT të Ulqinit;Rexha nuk di gjë

December 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Drejtori aktual i Organizatës turistike të Ulqinit Ali Rexha ka reaguar në lidhje me tekstin e disa ditëve më parë në të përditshmen Vijesti, ku thuhej se në vend të tij do të vij Minir Karamanaga nga PSD. Ai në një shkresë derguar kryetarit të komunës Cungu thotë se nuk është i njoftuar se është mbajtur Kuvendi i Organizatës turistike të Ulqinit në të cilin janë sjellur ”disa vendime”.

”Nëse informacioni i Vijesti-it është i saktë, ju lutemi që shërbimit të Organizatës turistike ti dorëzoni informacionin, procesverbalet e mbledhjes dhe dokumentat tjerë, pasi shërbimi i OT i cili me ligj është i autorizuar dhe përgjegjës për të organizuar mbledhjet e këtyre organeve, nuk është i njohur me këtë”, thuhet në reagimin e Rexhës duke shtuar se veprimet që nuk janë konform ligjit paraqesin vepër penale të shpërdorimit të detyrës me elemente koruptive.

Drejtori aktual i Organizatës turistike të Ulqinit Ali Rexha ka reaguar në lidhje me tekstin e disa ditëve më parë në të përditshmen Vijesti, ku thuhej se në vend të tij do të vij Minir Karamanaga nga PSD. Ai në një shkresë derguar kryetarit të komunës Cungu thotë se nuk është i njoftuar se është mbajtur Kuvendi i Organizatës turistike në të cilin janë sjellur ”disa vendime”.
”Nëse informacioni i Vijesti-it është i saktë, ju lutem që shërbimit të Organizatës turistike ti jepni informacionin, procesverbalet e mbledhjes dhe dokumentat tjerë, pasi shërbimi i OT i cili me ligj ëahtë i autorizuar dhe përgjegjës për të organizuar mbledhjet e këtyre organve, nuk është i njohur me këtë”, thuhet në reagimin e Rexhës duke shtuar se veprimet që nuk janë konform ligjit paraqesin vepër penale të shpërdorimit të detyrës me elemente koruptive.

Siç njofton Vijesti, lajmin e mbajtjes së Kuvendit të OT të Ulqinit zyrtarisht e kanë marrë nga kabineti i kryetarit të komunës, kurse jozyrtarisht nga bashkëpuntoret më të afërt të Rexhës. /Ulqini Online/

Lexo më shumë << Ulqini-Online >>


 

78