UDSH-ja: Urime Krishtlindjet

December 24, 2011   | Ngjarjet - Events

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 24.12.2011

KUMTES PËR MEDIAT

 

                             URIME PËR KRISHTLINDJET

 

Me rastin e Krishtlindjes  kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve , z.Mehmet Zenka , në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët katolikë ,duke iu uruar shëndet të mirë,  gëzime familjeve dhe lumturi në jetë.

Uroj qe gjithmonë jeta e juaj të jetë e mbushur me gëzime,dhe e shndritur me dritë të njerëzisë dhe fatin e lumturisë.

Shqiptarët i kanë festat të përbashkëta pasi janë komb me tri fe. Cilado festë fetarë te shqiptarët është edhe festë kombëtare sepse përparimi i kombit është edhe obligim fetar.

Zoti është Një dhe Atij nuk mund t’i afrohemi  pa qenë afër me njëri tjetrin.

 

Gëzuar festën e Krishtlindjes !

Zoti i bekoftë të gjithë Shqiptarët !

 

Shërbimi informativ  të UDSH-së


YouTube Preview Image

1