Sportisët shpërblehen për suksesin e arritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit,Nazif Cungu

December 26, 2011   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti në lokalet e komunes së Ulqinit,sportistët që kan arritur suksese në vitin 2011.

Në emër të të gjithë qytetarëve ju shpreh respektin, sepse ju nderuat komunën e Ulqinit në vitin 2011 dhe nderuat popullin e Ulqinit në përgjithësi.

Cungu u shpreh për meritat të veçanta të ngritjes së nivelit të sportit në Ulqin dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Me sukseset e deritashme dhe sukseset që do të pasojën sportistët e Ulqinitt do të integrohen në konkurrencën më të lartë sportive botërore” deklaroi për mediet kryetari Cungu.

 

  • 1. Sportisti më i mirë i Ulqinit për këtë vit 2011 u zgjodh atleti Nikolla Maroviq nga Klubi i Atletikës “Maroviq”. Ai është kampion shtetëror në vrapim, në 110 dhe 400 metra me pengesa. Në Kampionatin Evropian ku përfaqësoi Malin e Zi zuri vendin e shtatë, kurse në atë Ballkanik vendin e pestë.
  • 2. Klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë sportiv në komunën e Ulqinit për vitin 2011. shpërblimin dorëzoi kryetari i komunës zotëri Nazif Cungu.
  • 3. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku u shpallë trajneri më i sukseshëm për vitin 2011.
  • 4. Puntori me i mire sportiv ne komunen e Ulqinit u shpalle Dusan Hajdukovic nga Klubi i Hendbollit “Ulqini”.
  • 5. Rrezart Cungu u shpall teniseri më i sukseshëm për vitin 2011 ga Klubi i Tenisit “Bellevue”
  • Përpos pesë kategorive, organizatori ndau jashtë konkurrimit Mirënjohje për punëtorin e sportit Beqir Truma, me motivacion “për punën shumëvjeçare në zhvillimin e sportit në Ulqin

Lajme nga Ulqini

Autori i fotografive është – Ruzhdi Rama Facebook

2