Luigj Shkrela: Për shum mot Kshnellat-Krishtlindjet

December 27, 2011   | Ngjarjet - Events

KUMTESË PËR OPINION

Shkëlqësi e përndritshme
Argjipeshkvit te Tivarit
Zotri Monsinjor Dom Zef Gashit
Mbarë klerit si dhe të gjithë besimtarëve fesë katolike

Festat e Kshnellave-Krishtlindja,jan festat e paqes tolerancës familjare dhe takimeve miqësore.
Në këto dit që me modesti por njikohësisht ndërgjegje të thell shpirtërore shenohet dhe festohet ardhja ne jetën ton e Jesus Krishtit-si dëshmi e së mirës,njerzimit,mirëkuptimit,dhe nderës.Vjen të na dëshmojne se lindja e Tij është në të mirën e njerzimit, dhe me jetën dhe veprat do të dëshmojnë se vuajtjet e Tija kan qenë në favor të gjith neve pa dallim feje,race dhe kombi.
Pra së bashku me Jezus Krishtin ka lind dhe jeton në çdo njeri të çfarëdo besimi – e mira njerzija,durimi dhe dashurija.
Qytetar të nderuar – besimtar të fesë katolike duani njëri tjetrin sepse dashurija vjen prej Krishtit dhe secili që ka dashuri ka lindur prej Zotit dhe ate e njehë.
Dëshiroj që gjithmonë jeta e juaj të jetë mbushur me gëzime dhe e shëndritur me dritë të njerëzis.Mos lejoni të bëheni të vartjur për dashurin ndaj Zotit dhe të njeriut.
Për shum mot Kshnellat Krishtlindjet dhe gjithmonë i pritshi dhe i festofshi me zemër të mir.
Gëzuar dhe Zoti ju bekoftë.

Deputet në parlamentin e Malit të Zi
Luigj Shkreli
YouTube Preview Image