U mbajt kuvendi i shoqatës së bibliotekarëve të Malit të Zi

December 29, 2011   | Kulturë / Kultura

Më datën 27 dhjetor 2011, në Cetinë, në Bibliotekën Nacionale të Malit të Zi u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Bibliotekarëve të Malit të Zi. Në Kuvend morën pjesë bibliotekarë nga mbarë Mali i Zi, e në mesin e tyre edhe kolektivi i Bibliotekës së Qytetit të Ulqinit i udhëhequr nga udhëheqësja e saj Ardita Rama.

Në këtë Kuvend u zgjodh udhëheqësia e re e SHBMZ për periudhën e ardhshme dyvjeçare. Kryetar u zgjodh bibliotekari Ivan Ivanoviq nga biblioteka “Radosav Lumoviq” e Podgoricës, ndërsa në mesin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues u rizgjodh për të dytin mandat me radhë udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama.
Përveç Kuvendit zgjedhor, pasi që kjo datë shënon Ditën e Bibliotekarëve të Malit të Zi, u bë ndarja e shpërblimit më të lartë profesional në fushën e bibliotekarisë – shpërblimit “Dr Niko Simo Martinoviq”, i cili këtë vit i takoi zonjës Jellena Gjuroviq, këshilltare e bibliotekarisë dhe drejtoreshë e Bibliotekës Nacionale të Malit të Zi dhe zonjës Milla Çordasheviq, bibliotekare e lartë dhe udhëheqëse e Bibliotekës së Tivarit.

Këtë çmim e ndanë nga viti 1988
Shoqata e Bibliotekarëve e Malit të Zi veprimtarëve të shquar të bibliotekarisë për kontributin e dhënë në këtë fushë. Në mesin e laureatëve gjendet edhe Fadil Kroma, ish udhëheqësi i Bibliotekës së Ulqinit, i cili këtë shpërblim e mori në vitin 1995.

Autor & fotografi nga Ardita Rama Facebook